Lulzim Hajdari - poezi shqip - anglisht

Lulzim Hajdari - poezi shqip - anglisht

SYTË E SAJ

Sytë e saj s’janë thjesht dy yje,
janë dy botë të mistershme,
ku të humbet mendimi e durimi,
ku zemra gjen prehjen e përhershme.

Në ata sy ka një qiell të heshtur,
një det paanë që kurrë nuk fle,
në horizonte blu - një mall i fshehur,
shikimi i saj si verë të deh.

Nata bëhet më e shkurtër kur më sheh,
yjet zbresin pranë nesh e më thonë:
“Mos kërko më larg - nuk e sheh?
Është aty, me ty, ajo që kërkon.”

Sytë e saj sikur ndjekin ëndrrën,
i sodis dhe s’dua ta zgjoj
atë dritë të butë që më prek zemrën,
sa më gjatë që t’i shikoj.

Kur i shoh, nga zëri i tundimit,
harroj fare ç’dua të them.
Për bukurinë s’gjej dot fjalë,
veç i hutuar hesht përballë.

Sytë e saj, dy yje të shndritshëm,
në një botë kaq të zhurmshme,
zemra ime aty gjen paqen
që kërkoi gjithë jetën e vuajtur.
****************
HER EYES
Her eyes are not merely two stars,
they are two mysterious worlds,
where thought and patience lose their way,
where the heart finds everlasting rest.

In those eyes there lies a silent sky,
an endless sea that never sleeps,
on blue horizons-a hidden longing,
her gaze intoxicates you like wine.

The night shortens when she looks at me,
the stars descend and whisper near:
“Do not search any farther-can’t you see?
She is closer to you; what you seek is here.”

Her eyes seem to follow a dream;
I gaze at them and do not want to wake
the gentle light that touches my heart,
the longer I look, the more it stays awake.

When I see them, overcome by temptation,
I completely forget what I meant to say.
For such beauty, I can find no words-
I simply stand there, silent and astray.

Her eyes are two radiant stars,
within a world so loud and bright;
there my heart finds the peace
it sought throughout its weary life.
****************
Ç’VLERË KA JETA, NËSE S’DI TË DUASH

Në këtë botë që t’lodh e s’të fal,
ku shpirti shpesh plagët i fsheh,
dashuria mbetet një dritë e gjallë,
i vetmi diell që shpirtin ta deh.

Ç’vlerë ka jeta, nëse s’di të duash,
nëse s’ke një zemër ku gjen qetësi?
Ne jemi veç udhëtarë të përkohshëm,
që lëmë pas vetes pak dashuri.

S’na duhet pasuria, as emër e lavdi,
as vite të gjata pa ngrohtësi,
mjafton një shpirt që të do vërtet,
një përqafim i ngrohtë, në kët’ botë të terrt.

Se ne nga kjo botë kur të mbyllim sytë,
asgjë s’do të marrim në udhëtimin pa kthim,
veç dashuria që dhamë do të mbetet n’shpirtë…
Se të jetosh është pak, të duash është një hymn!
****************
WHAT IS LIFE WORTH IF YOU DON’T KNOW HOW TO LOVE?

In this world that tires you and never forgives,
where the soul so often hides its scars,
love remains a living light-
the only sun that intoxicates the heart.

What is life worth if you don’t know how to love,
if you have no heart in which to find peace?
We are only temporary travelers
who leave behind a little love.

We need neither wealth, nor fame, nor glory,
nor long years without warmth;
one soul that truly loves you is enough,
one warm embrace in this darkened world.

For when we close our eyes in this world,
we will take nothing on the journey with no return;
only the love we gave will remain within the soul…
For to live is little-to love is a hymn!
...........................................
Translate Kujtim Hajdari