SHQIPËRI!
Mbi këtë tokë e mbi këtë dhe,
Që e kam gjuhë edhe fe.
Mbi këto troje e këto gurë,
Mijëra vjet luftë për flamurë.
Mijëra vjet plot tragjedi,
Nga një dramë për çdo shtëpi.
Luftë me turq e luftë me shkja,
Kurrë e keqja nuk na u nda.
Herë barbarë e herë romak,
Vend e pëllëmbë u mbush me gjak,
Aq sa ujë rrjedh nga Drini.
Aq gjak është derdh për liri.
Nga Pirro te Skënderbeu,
Janë ngrit trimat si Anteu.
Boletini e Ismail Qemali,
Dhe Ademi si shqipe mali.
Luftë me pushkë e luftë me penë,
Se për fe njihnin atdhenë.
Nga Buzuku,Barleti e Bogdani,
S’u ndal pena e këtij vatani.
Sa kreshnik kjo tokë i ka rritë,
Sa gjak është derdh me pas dritë.
Lumenj gjaku e lumenj loti,
Kurrë s'u mposhtën se i ndihmoi Zoti.
Por Shqipja jonë akoma loton,
Shikon trojet e veta e rënkon.
Pret Çamërinë e pret Tetovën,
Pret Medvegjën,
E bashkim me Kosovën.
Pret Ulqinin me rrethina,
Me u bashku si dy Drina.
Ku shkruhet shqip e shqip ku folet,
Me i bashku të gjitha trojet.
Atëherë Shqipja plot madhështi,
Do valoj e lirë n'flamurin Kuq e Zi.
Dhe dëshmorët e rënë për liri,
Veç atëherë do prehen në qetësi.
NDARJA
Kur ndarja bëhet dhimbje,
Dhe dhimbja nuk ka fjalë.
Heshtja bëhet lot,
E loti bëhet mallë.
Shpirtit tretet e vyshket,
Si lulja në shkretëtirë.
Sytë veç lotojnë,
Drita u bë errësirë.
Dikur hëna na xhelozonte,
Dhe yjet na kishin zili.
Por, sot veç dhimbjes:-çfarë kemi?
Këtë ma thuaj ti!
HIMN DASHURISË
Ti je frymë, ajër që më mban gjallë,
Një metaforë e jetës, thellë në shpirt.
Dielli i mëngjesit, që largon çdo mall,
Dritë shprese, kur çdo gjë duket e zymtë.
Zemra ime rreh me emrin tënd,
Një metonimi e thellë, e pandashme.
Si bilbili këndon në degën e lëndës,
Kënga jote shpirtin tim e pushton, e paqtë.
Dashuria jote, si një lumë i qetë,
Që rrjedh pa ndalur, duke ushqyer çdo fije.
Një ndjenjë e pastër, e shenjtë, e vërtetë,
Epitet që e zbukuron çdo ditë, çdo orë, çdo çast, çdo hije.
Ajo pëshpërit fjalë të ëmbla në vesh,
Personifikim i ndjenjës që flet pa zë.
Ajo qesh me mua, kur humbas çdo shpresë,
Dhe më përqafon kur bota duket pa shkëlqim .
Ti je gjithçka, dashuri, dhe më shumë se kaq,
Një univers i tërë, i mbushur me magji.
Faleminderit që ekziston, e bukur, e paqtë,
Ti je himni i jetës sime, melodia ime, dashuri.
Sokol Hoda-Kukes