Poezi nga Germain Droogenbroodt (shqipëroi Irma Kurti)
LUFTA NË UKRAINË
Pemët e bajames këtu janë në lulëzim,
një kënaqësi për syrin
që e do bukurinë.
Së shpejti, lulet e agrumeve
do të përhapin aromën e tyre joshëse.
Por gjetkë harbohet lufta,
shkatërrimi dhe vuajtja.
Lulet atje nuk lulëzojnë -
në tymin e dhunës barbare
mbyten ato.
DESPOTI
Nata agimin e ka sulmuar
dhe paqes i grabit
dritën e çmuar.
Heshtja shuhet
e mbytur nga armët e zjarrit,
topat dhe sirenat që ulërijnë.
Indiferent ndaj vuajtjeve
- të vetë popullit të tij -
despoti rus.
Marrë nga libri “Imazh qielli” i poetit me famë botërore Germain Droogenbroodt, botuar nga “Lena Grafik”, Prishtinë.
Libër i përkthyer nga Irma Kurti - poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese.