MARTIRJA SHKODRANE MARIE SHLLAKU NË NJË FOTO TË RRALLË HISTORIKE, ME SHOQET E SAJ TË SHKOLLËS SË MESME FRANÇESKANE NË SHKODËR, NË VITIN 1939
Në vitin 1941, rajoni i Kosovës, i cili po i nënshtrohej shkombëtarizimit nga autoriteti mbretëror jugosllav, që nga viti 1918, u bë sërish pjesë e Shqipërisë.
Marie Shllaku nga Shkodra, ishte një nga vullnetaret e para që shkoi në Kosovë dhe ndihmoi banorët e varfër të rajonit, të përshtateshin me administratën e re shqiptare.
Ajo ishte shumë e admiruar dhe e dashur nga njerëzit, për shkak të miqësisë dhe vetëmohim (përkushtimit) së saj të hapur.
Në vitet 1944-1945 forcat e bashkuara komuniste shqiptaro-jugosllave hynë në Kosovë, pas tërheqjes së ushtrisë gjermane.
Ata filluan një fushatë të pamëshirshme të arrestimeve me vrasje masive dhe frikësimit të të gjithë atyre që dyshoheshin se ishin anti-jugosllavë ose anti-komunistë.
(Maria) Pasi u mor në pyetje dhe u keqtrajtua nga autoritetet e reja, Maria iu bashkua kryengritjes së kosovarëve në Drenicë.
Ajo u plagos rëndë dhe u strehua nga një familje fshatare. Fatkeqësisht, streha e saj u zbulua nga Nazmi Kursani, kapiten në shërbim të Sigurimit jugosllav.
Policia, nuk kishte marrë parasysh gjendjen e saj të plagosur. Ajo u rrah dhe u poshtërua dhe duhej të çohej në gjyqin e saj.
Prokurori Ali Shukrija, asokohe një nga anëtarët e Këshillit Qeverisës të Republikës Jugosllave, kërkoi dënimin me vdekje për Marien dhe shokët e saj me këto fjalë: “Vdekja me pushkatim, për këta kriminelë nuk është asgjë! Ata duhet të digjen ngadalë të gjallë në hi.”
Në fjalët e fundit Marie Shllaku, hodhi poshtë akuzat e prokurorit.
Ajo dhe shoqëruesit e saj nuk ishin kriminelë, por ishin të përkushtuar për çështjen e drejtësisë dhe lirisë së Shqipërisë.
Një ditë ajo tha: “Do të turpërohen bijtë dhe bijat tuaja, ose tradhtia juaj dhe veprimet tuaja njerëzore, kundër nesh dhe popullit shqiptar“.
Profesor Jeh Vela, që tani jeton në Shtetet e Bashkuara, ishte në të njëjtin burg në atë kohë dhe kujton qartë sesi Maria Shllaku këndonte çdo natë, këngë popullore shkodrane, sikur të ishte duke u përgatitur për një festë dasme, në vend të ekzekutimit të saj.
Në një mbrëmje vjeshte të vitit 1946, Marie Shllaku u mor nga qelia dhe u ekzekutua në një vend të pashënuar (të panjohur), së bashku me të, u ekzekutuan edhe patër Benard Lupi, O.F.M., mësuesi Gjergj Martini dhe të tjerë. Maria Shllaku ishte vetëm 28 vjeç.