MARIELA CORDERO - VENEZUELË
Mariela Cordero ka lindur në Valencia, (Venezuela) në vitin 1985. Është: avokate, poete, shkrimtare, përkthyese dhe artiste vizuale. Poezitë e saj janë botuar në disa antologji ndërkombëtare. Mariela ka marrë disa certifikata vlerësimi si dhe disa çmime prestigjoze, mes të cilave:
- Çmimin i tretë me poezi "Alejandra Pizarnik" - Argjentina (2014)
- Çmimin e parë të Konkursit II të Poezisë Iberoamerikane "Euler Granda" - Ekuador (2015)
- Çmimin e dytë të poezisë Concorso Letterario Internazionale Bilingüe Tracceperlameta Edizioni - Itali (2015)
- Micropoems in Spanish Award in the III TRANSPalabr@RTE contest (2015)
- Çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë #AniversarioPoetasHispanos për cilësi letrare - Spanjë (2016)
- Finaliste në Aco Karamanow International Poetry Prize, Maqedoni (2022)
- Çmimin Botëror César Vallejo për Përsosmëri Letrare (2023)
- Sahitto International Award for Literary Excellence (2023)
- Çmimn e tretë në konkursin Il Meleto të Guido Gozzano - Itali (2024)
Mariela ka botuar librat e mëposhtëm me poezi:
- El cuerpo de la duda - Editorial Publicarte, Caracas, Venezuela (2013)
- Transfigurar es un país que amas - Editorial Dos Islas Miami, SHBA (2020)
- La larga noche de las jaurías - Editorial Nautilus, Spanjë (2023)
Cordero ka marrë pjesë në disa evente dhe festivale letrare ndërkombëtare, ndër të cilat:
Festivali Princeton (Shtetet e Bashkuara), Festivali Botëror i Poezisë Kaohsiung 2023 (Tajvan), Festivali Ndërkombëtar i Poezísë Xochimilco (Meksikë)
Poezitë e saj janë përkthyer në gjuhët: hindi, çeke, estoneze, serbe, shona, uzbeke, rumune, maqedonase, koreane, hebraike, bengale, angleze, arabe, kineze, ruse dhe polake.
Aktualisht Mariela koordinon seksionet: #VenezuelanPoetry dhe #WorldPoets në Revistën Poetike Poémame (Spanjë) si dhe në Editorial Advisor të revistës së Institutit të Simfonisë (Koreja e Jugut).
TË DORËZOHESH
Të dorëzohesh
si një histori që shkrihet
të ekspozosh
rrudhat dhe shenjat
për të shfaqur
edhe buzëqeshjen e fortë të trupit
për t'i dhënë të pijë ujin e turbullt të zemrës.
Të dorëzohesh
zbathur
pa asnjë veshje tjetër veç qiririt
me sy të pazbutur
I pastër
si dikush që i dorëzohet
vdekjes.
ISHULLI
Larg
e farkëtuar nga harresa
e rrethuar nga ujërat
e etur
e vetmuar
në rërën e nxehtë
të një ishulli.
Ky përvlim i përngjan
gojës tënde.
EMRI
Është një emër që e pi
gjysmë alkol diellor, gjysmë ujë sekret.
Është një emër që ulëras
i përzier në rrëmujën e të tjerëve.
Është një emër që ledhatoj
pjesë pylli
e ngrohtë dhe e rezistueshme
Është një emër
lumë, shigjetë e ëmbël dhe djersë.
Një emër
i cili gllabëron
emrin im.
Përktheu: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese