Arslan Bayır - Biografi-poezi (Shqipëroi Angela Kosta)

Arslan Bayır - Biografi-poezi (Shqipëroi Angela Kosta)
ANGELA KOSTA PËRKTHEN VARGJET E SHKRIMTARIT ARSLAN BAJIRIT

Arslan Bayır ka lindur në vitin 1958, në fshatin Bayır të Alanyas, Antalia. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij, shkollën tetëvjeçare dhe të mesme në Alanya kurse universitetin në Denizli. Ai u diplomua gjithashtu në gjuhën turke nga Universiteti Anatolian në vitin 1999.   

Librat e tij të botuar janë:
- Revista e historisë dhe poezisë së Artit Bashkëkohor (Güncel Sanat), konkurs nga 1 deri në 6 numra
- Të udhëtosh në kaltërsi
- Nga penda e zogut
- Lumturi Pavarësisë (Kazakistan - Turk)

LIBRA ME POEZI
Fara, Male të lakuara, Lulëzim, Grumbullim ëndrrash vjeshte, Duke u lagur si pika shiu, Araldi i Pranvesës (në Uzbek), Life Passes - Jeta kalon - Koha kalon, (në uzbek, në bashkëpunim me Aman Matcan), Britmë në kaltërsi.

LIBRA PËR FËMIJË
Fytyra të ëmbla, Fëmijë Plus (+) Lulja, Tregime, Përrallat e gjyshes, Përrallat dhe Legjendat tona, Libri ynë, Përralla nga ne, Zabeli i Alarës, Përrallat e nomadëve të Demit, Nga penda e zogut.

HISTORI
Histori mishngrënëse, Dy pikëza dhe katër ditë, Bajame në lulëzim, Fllad mëngjesi

LIBRA KËRKIMORË
Forca që na nevojitet Atatürk, Përse lexojmë kaq pak, Kush do e bëjë, Shpëto Turk, Kënga e diellit (në serbisht), Jam vetëm pa ty (në uzbek)

ESE
- Nga mendimi në penë

BISEDA
- Shkronja dhe biseda.

Shumë nga poezitë e Arslanit janë botuar në gjuhët: ukrainase, kirgize, moldave, ruse, gjermane, kazake, uzbeke, lituaneze, persiane, bashkir, maqedonase, boshnjake, bullgare, polake, ujgure, indiane, tatare, turkmene, tuva, yakut, balkariane, koreane, greke, arabe, gagauziane, mongole, angleze, azerbajxhanase, chuviane, italiane, spanjolle, hebraike, kineze, vietnameze, portugeze, serbe, tatar, bengaleze spanjolle, portugeze.

ÇMIMET
- Në vitin 1997, Çmimi i Poezisë së Qipros në konkursin poetik të revistës "Mısralık", me librin e tij të titulluar "Filiz".
- Në vitin 2000, Çmimi Special i Jurisë për mësimin e konkursit të poezisë me temë të koordinuar nga "Anasam" në Kayseri
- 2001- 2003 Çmimi Special i Jurisë në degën e lirë të konkursit të poezisë koordinuar nga "Simav Anadolu"
- Në vitin 2003, vendet e parë në të dyja konkurset e historisë dhe poezisë Alanya ALKOD
- Çmim special për seksionin Intervista nga revista Aydın Söke Sarı Zeybek
- Në vitin 2004, fitues i vendit të tretë në konkursin e poezisë Yirçe në Izmir
- Në vitin 2004, fitues i vendit të parë në Konkursin e Poezisë Şair Sabit İnce me librin, "Çocuk Artı Çiçek"
- Në vitin 2005, Çmimi Special i Jurisë në Konkursin e Poezisë Yirçe
- Në vitin 2006, Çmimi Special i Jurisë në konkursin e poezisë i koordinuar nga revista Sevgi Yolu, dhe Çmimi i Shërbimit për Poezinë Turke nga Bursa Local Agenda 21 ("Bursa Yerel Gündem 21")
- Në vitin 2007, fitues në vendin e dytë në të dyja degët si në ese po ashtu në atë kërkimore në Sabit İnce Literature Awards
- Në vitin 2013, vendi i tretë në konkursin me tregime të shkurtra Kıbatek (Shoqata e Letërsisë Turke Qipriote dhe Ballkanike e Euro - Azisë)
- Në vitin 2015, Çmimi i Jurisë për Punë në Poezinë e Fëmijëve në Konkursin e Letërsisë për Fëmijë Mevlüt Kaplan
- Në vitin 2015, vendi i parë në konkursin e artikullit Mustay Karim Altun Kurat i koordinuar nga Shoqata e Gazetarëve Rusë dhe dhe shkrimtarët Bashkir
- Në vitin 2020, Penda e Artë dhe Medalja e Argjendtë në Rusi
- Në vitin 2021, Golden Pen Award në Rusi   
- Çmimi Emir Temur i Republikës së Uzbekistanit (2022)
- Vendi i parë Golden Pen Award në konkursin e esesë së Urës së Miqësisë të Republikës Kirgize (2022)
- Çmimi Kazakistan Ahmet Yesevi 2023 iu dha për studimet dhe kërkimet e tij kulturore në botën turke. 

PUBLIKIME NË KËTO REVISTA DHE GAZETA

Antalya Güncel, Cumhuriyet, Siyah Beyaz, Yeni Alanya, Bizim Alanya, Demokrat Alanya, Haber Alanya, Yeni Adana, Bartın, Ekspres, Hür Gerze, Hür Işık, Devrek Postası gazetelerinde ve Güncel Sanat, Aykırısanat, Maki, Tını, Damar, Kuzeysu, Kıyı, Çalı, Somhaber, Kardelen, Beşparmak, Bay (Jugosllavi), Şafak (Greqi), Türk Sözü (Moldavi), Balon, Alev (Bullgaristan), Kitap Dünyası (Uzbekistan), İzdinish Uygur edebiyatı, (Uyghurs) Broy, Simav Anadolu,  Sarı Zeybek, Berfin Bahar, Duygu Seli, A- Edebiyat, Samsun Sanat, Amik, Güneysu, Kırk Ambar, Kimsesiz, Ana, Sevgi Pınarı, Sevgi Yolu, Şiiri Özlüyorum, Yankı, Başkent, Sanat ve İnsan, Uzak, İspinoz, Orbita, Mavi Yeşil, Mavi Dergi, Tay, Bizim Ece, Karalama, Şair Çıkmazı, Yaşayan Yarın, Yalın Ses, Ekin Sanat, abece, Öğretmen Dünyası, Şehir.

Arslan boton libra të autorëve të tjerë në Shtëpinë Botuese Baygenç në Turqi si dhe në Revistën ndërkombëtare Contemporary Art.

TË JESH I LIRË

Në malet e mia
I lirë do të jem
Ku të gjitha gjërat fallco
Pa emocione janë
Derisa akoma frymë të marr
Unë do të bërtas
Në një atmosferë festive
Gjithcka që mund të ndodhë
Do të qesh dhe do t'ia dal mbanë
Do të pi në ujërat e freskëta
Në bregun e një lumi
Përgjithmonë.
Edhe pse do të më thonë se ftohtë do të kem
Nuk do të më vijë keq
Sepse do të jem i lirë
Nga të gjitha këto ndjenja fallco
Sikurse dashuria.

TRENI

Ja treni që niset
Kështu që përsëri
Edhe një herë
Shpresat e mia do të duken si karroca
Ikin të gjitha njëri pas tjetrit.
Salla e pritjes është plot
E më pas sërish e zbrazur
Dikur
Pasagjerët që mbërrinin
Ata në pritje përshëndesnin
E megjithatë askush nuk më përshëndet
Ashtu si shpresat e mia
Vetëm unë jam tani
Në këtë sallë pritjeje bosh
Me orët e pritjes që duket sikur nuk lëvizin
Si shpresat e mia të humbura.

VJESHTË

Vjeshta mbërriti
I ngrohtë fryn flladi
Gjethet vendosen një e nga një
Në trotuar
Të heshtura dhe të qeta
Duke takuar tokën ngjyrë gështenjë
Oh, gjethe e verdhë,
Ku shfaqet shpirti yt?
Sikur të më jepje një shenjë...

Përktheu Angela Kosta Akademike, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, kritike letrare, redaktore, promovuese