MAGBULE KELMENDI
(Aktore, skenariste e poete)
Magbule Kelmendi është me prejardhje nga Zona e bukur e Rugovës - Reka e Allages, Rugovë.
E lindur ne Fshatin Sibofc (Siboc -i tanishëm) të Begut.
Përgatitja shkollore: Cikli I i studimeve: Akademia e Arteve Prishtinë, (dega e Aktrimit)
Cikli III i studimeve: Kandidat doktorate (drejtimi: shkenca te Kriminalistikes, Kriminologjisë dhe Shkencave te Sigurisë), si dhe Akademia Policore e Kosovës.
Magbule Kelmendi është aktore dhe skenariste e shumë projekteve filmike, dramave e serialeve televizive. Magbulja me artin e saj ka treguar shumë suksese në botën e filmit dhe të teatrit. Ajo me paraqitjen e saj, në karaktere të ndryshme, është dhe do të mbetet e përmendur dhe në kujtesën e shikuesve artdashës...
Krijimtaria e saj artistike:
Skena e mbrëmjes
-“Unë në botën e Thalisë”
-“Dëshmitari kryesor”
-“Kufiri me atdheun”
Teatri për të rritur:
-Loja e Grave, Shtëpia e Kulturës Obiliq, qershor, 2024
Teatri i kukullave:
-“Besimi i humbur”
-“Kënga si dhuratë”
-“Princesha Zobeidë”
-“Picërraku”
-“Gjahtari i mbretit dhe e bukura e dheut”.
Filmografia:
-Seriali Vendlindja ime (aktore dhe bashkëskenariste)
-Seriali 192 - episodi 31
-Seriali Dashni e Pabesi (tregime popullore)
-Seriali Dashni me Dy teha (tregimi Popullor)
-Mollë e Ndaluar
Aktore, bashkëautore dhe këshilla ne regji ,
-Seriali Dashuri dhe Hasmëri (Aktore, bashkëautore dhe këshilla në regji)
-Komedia Bali Deli, nga ART Production, Prishtine.
Autore e dy librave:
“Në emër të asaj”, botuar në vitin 2017 (Libri i dedikohet jetës se personave të përfshirë ne rrjetin tragjik të trafikimit te qenieve njerëzore sidomos moshave adoleshente), dhe libri tjetër në dorëshkrim "Jetoje jetën", (libri ka të bëjë me anën psikike të përjetimeve te personave në faza divorci! Ku kam sjell në prioritet së divorci dhe vazhdimi i një jete nuk është tabu! Jeta vazhdon, kemi te drejtë të dashurojmë dhe nuk duhet të ndihemi të braktisur apo të pa vlerë nëse dikush shkon nga ne, nëse dikush zgjedhë dike tjetër të vazhdoj jetën. Ndonjëherë duhet menduar se është fat kur dikush largohet nga jeta jonë, na liron nga prangat e vuajtjeve dhe ndoshta ata persona nuk janë te nivelit te vlerave tona!... (i cili, në mungesë te mjeteve financiare nuk është botuar ende), si dhe Dramën popullore “Tradita vazhdon”…
.......................................................................................................................................
MËRGIMTARI
(Dukuri e dhimbshme ne trojet shqiptare, kur rinia ,brez pas brezi duhet te ikin rrugëve te botes, për mbijetesë)
E thelluar në mendimet
Po, të shikoj e lodhur jam,
Vuajtjen jo se duroj dot,
se po ikën edhe sot.
Prapë do ikësh nga ke ardhur,
Valixhet mbesin çdoherë në pritje.
Sa vjen e duhet të ikësh,
Kështu shkoj jeta ndër vite.
Sa mall që kemi sa mall,
Nuk di ta shpreh as në letër,
Sa vjen të çmallësh sado pak,
me mall kthehesh edhe ikën.
Ç‘fat që kemi në këto troje
ç’mallikim përcillet athua?
Ndër vite vajtje e ardhje ,
Sa lot e mall , kem përjetuar
Mbyll derën pa kthyer kokën,
Nuk ka forcë të shikoj prapa,
I le prindër të moshuar,
pa as pak shpresë në takime të gjata .
Le motër, vëlla e shtëpi
karrigen e zbrazur në një këndë,
sa kujtime le familjes,
eh ndarjet sa janë të rënda.
Stinët ikin, muaj kalojnë,
ëndërrojmë pushimet tona,
të çmallemi të jemi bashkë,
përsëri në sofër të Nënë lokja.
Babai ofshan kur ju shkoni,
me zor mban edhe lotin,
por nënë e thyer në shpirte,
atë shumë e rëndo malli.
Ditët kalojnë,
mbretëron heshtja,
Lokja me lotët shtratit tuaj lan,
ne ,heshtim nga gjendja.
Kështu kalojnë, ditë edhe muaj,
Nëna vazhdo biseda me ju,
Nuk duron dot ikjen tuaj,
Imagjinatë jeni aty.
Puth me mall edhe jastëkun,
aromën tuaj që ta ndijë,
sa herë malli i pushton shpirtin,
jastëku është ngushëllim për të.
Baba mbahet nga tradita,
burri lotin nuk e le,
Shikon fusha male,
tokat por kanë mbetur zbrazët çdo gjë.
I mbuloj bari e ferra,
nuk ka kush punon në to,
Babën mosha e ka lodhur,
edhe malli po ashtu.
Ah e keqja çoftë mallkuar,
trojet tona që mbuloj,
Sa prindër mbesin tek porta,
kur fëmijët ikën shkojnë.
Nipa, mbesa ikin fëmijë,
pas lënë lodra e kujtime,
Kthehen në mosha për tu martuar,
Afërsitë sa shkojnë e zbehen.
Ah Sa mall kemi sa mall,
As në vargje s’mund ti shkruaj,
Ndarjet thyejnë aq shumë,
Vështir shumë për ti pranuar!
NJERËZ APO HIENA
Rrugë të mbushura ngjyra-ngjyra
nga një pamje vezulluese
a janë yje apo ar nga një pamje në shikim të parë,
E quajnë veten menaxherë, eprorë edhe liderë
Luksin vetes çdo ditë ia shtojnë, a thua në këtë Kosovë jetojnë
Në dritë të diellit si engjëjt duken, në errësira gjak kërkojnë
A janë hiena a janë njerëz, shumë enigma po mbretërojnë
Ecin rrugës si zotërinj, pretendojnë të jenë njeri
Maskarenj dhe asgjë tjetër.
Në varreza Kosovën tretën,
Rriten krimet në përgjithësi, e shkatërruan anekënd
Vallë sa i ngjajnë asaj Serbie, a thua vallë janë hijet e tyre
Dalëngadalë tretën jetën, thyen shpresat dhe të vërtetën.
Sa shpresuam iku Serbia dhe Kosova do ta lulëzojë jetën
Po çka tash o të mjerë, çka të presim se do të bëhet mirë
Kush na sjellë stabilitet, punësim dhe jetë të qetë
Kush o trima që quani veten, kur nuk latë as dëshirë për jetën
Prapë rinia në rrugë të botës, ata tretën për bukë të gojës,
Të jetojmë si popull i shkretë si shërbëtorë dhe si të mjerë
A janë njerëz apo hiena, nuk arrij dot të kuptoj
Gjak njeriu ata pinë, jetë të shumta ata nxijnë.
Ata krijuan klanet e veta, me vota tona po kryejnë vepra
Halla, teze, akraba, ua kanë bërë jetën si pasha
Kur vjen koha t’i votojmë, bëhen dhelpra e zvarranikë
Por të nesërmen me s’të njehë, tash thotë për të gjitha kemi kohë
Tash mandatin thotë e kam gjatë, hipmë sysh more i ngratë
Si s’u mbushët mend me vite, por gjithë votën ti ma qite.
Kam të afërm dhe dashnore, për punësime mos më lodhë
Mos më trokit as në derë, kam sigurimin në nivel
Kam vetura të blinduara, nuk kam kohë për shtresa të ulëta
Ecin në tokë si figura njeriu, por në shpirt si ariu
Si hiena në shkretëtirë që nuk ngopën gjak t’u pirë
Veç kërkojnë ndonjë viktimë që qëllimet t’i arrijnë
Janë drejtorë, menaxherë, avokatë dhe e udhëheqës
dhe kjo është tash Kosova, fajdexhi e mafiozë.
S’ka moral e as njerëzi, çmohet ai që di ma zi
Ai që di me ta marrë dhe jetën, se dashnoret kërkojnë drekën
Kërkojnë luks e udhëtime, kush ka kohë për jetimë,
Kush ka kohë për fëmijët e ushtarit, që dhanë jetën e dhanë mallin
Shkon ia ngritë një lapidar, kur vjen koha vota me marrë
Për më shumë s’lejon agjenda se dashnoret kanë planet e veta
S’kanë nevojë për këshilltarë, as ekspertë afër me marrë
Ata dinë se çka ju duhet, veç karrigia si të ruhet
Veç mandati si të zgjatet, dhe serbin e bën dhëndër
A janë hiena a njeri, tash vlerësimin jepe ti!
Përgatiti Redaksia e Orfeut