VARGJE NGA ISABEL FURINI - ARGJENTINË & BRAZIL
Isabel Furini ka lindur në Argjentinë, por në vitet '80 u stabilizua në Brazil. Isabel është autore e 35 librave, duke përfshirë "Sorrat e Van Gogut" (poezi). Isabel ka marrë pjesë në antologji të ndryshme poetike në: Portugali, Argjentinë dhe Kili. Ajo ka krijuar projektin Poetizar o Mundo. Është anëtare e AVIPAF (Akademia Virtuale Ndërkombëtare e Poezisë, Artit dhe Filozofisë), ka marrë Urdhrin e Figueiró, Artit dhe Kulturës së Brazilit. Isabel u emërua Ambasadore e Fjalës nga Fondacioni César Egido Serrano (Spanjë, 2017). Në vitin 2018 mori pjesë në një recital poezie në spanjisht, përkthyer në anglisht nga Barbara O'Dell, në Burlingame Public Library, California, SHBA. Poezitë e saj kanë qenë pjesë e ekspozitave në Buenos Aires dhe Necochea (Argjentinë) dhe në Medellín (Kolumbi).
Isabel është vlerësuar në konkurset e poezisë në: Brazil, Spanjë dhe Portugali.
JEHONË NË DRITARE
Një det ëndrrash endacake
Mëngjesin herët e shqetëson
Qielli ende i errët është
Dhe misteri mendjen izolon
Fjala dashuri buzët i përplas
Goditjes së vdekur në dritaren e dhomës
Shumë kujtime lulëzojnë
Të dashurive të dënuara nga koha
Dashuri që dje dukeshin si drurë të kuq
Por nga orët u shtypën
Nga ajo lamtumirë vetëm shija mbeti
E çimentuar midis gurëve të kopshtit
Dhe sot një qeshje harlekine
Jehon në xhamin e dritares
Dhe ngrihen kujtimet e bojrave të ujit
Sepse në harresën fallco
Dje vetëm pranvera kish
Dhe e shkuara gjithmonë më e mirë ish
AUTOKRITIKË
Një vajzë e vogël një kukull lecke përqafon
Më shikon
Nga sepia e një fotografie të vjetër
Vetvetja jam
Duke gjykuar fatin tim me sytë e fëmijërisë
Çmendurinë e viteve të mia pa kthim
Ndërtuar me beteja të tepruara
Dhe me disa përzgjedhje rrjedhim nga injoranca
ARTIST
Në lojën e shahut
të jetës
Artisti në kanavacë shpreh
(me çdo furçë)
Gjeografinë emocionale të çakejve
Të përgjumur në mendjen e tyre
..............................................................................
Përktheu Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese