Laura Russo - Cikël poetik (Përktheu Angela Kosta)
TË TË KISHA PASUR
Do të doja të të kisha pranë,
të të zgjasja dorën time
dhe krenare në atë kishë të hyja.
Do të doja të të kisha pranë
Kur ai hap sytë në botë për herë të parë.
Do të doja të të kisha pranë,
kur jeta më zhgënjyeu,
më tronditi dhe në tokë më hodhi.
Do të doja të të kisha pranë
kur forca më braktisi
e më mungoi oksigjeni.
Do të doja të të kisha pranë,
kur e tmerruar kalova nga ajo derë.
Do të doja të të kisha pranë
kur mendja ishte e lodhur
e më kot zgjidhje kërkonte.
Do të doja të të kisha pranë.
Asgjë më shumë...
thjesht të kisha ty.
TË KËRKOVA
Erën tënde kërkova
Si qen tartufi sirtarët, dyert hapa
Ndjeva erën e rrobave, çarçafëve…
asgjë nuk profumonte vetëm aromë e pastër.
Në fillim me sy të shkëlqyer dhe të zhgënjyer,
ngrita sytë nga qielli
"Ky fiksim i mallkuar
për të mbajtur gjithçka të pastër"
Ja pse sot po ju them:
Mos pastroni gjithçka!
Lini diçka përreth me aromën tuaj
dhe të të dashurve tuaj
E…
Kur për çfarëdo arsye nuk mund t'i përqafosh...
qoftë për vonesën e tyre më të thjeshtë,
shtrëngojeni fort atë fustan afër vetes
dhe...
Merrni frymë...
merrni thellë frymë në të!
FLUTURIM MBI FJALË
Anash kthej kokën për të mos parë
e me shpejtësi përtej kaloj.
Le të mbesë imun trupi im
dhe sytë e mi qorr ndaj dhimbjes tënde.
Nga vuajtjet e tua mbroj zemrën time
Ti engjëll në tokë
që mban botën mbi supet e vogla
Shpëto!
mundimin lehtëso!
Një jetë të re dhuroji vetes
qoftë e lehtë si një re e butë.
Fshiji hijet nga rrugëtimi yt
ndërto shtylla të reja,
në qiell ngrihu
u bëftë dielli drita jote.
Fluturo në hapësirat eterike,
Mbushe zemrën tënde dhe ji i lumtur,
që unë pa peshë të shijoj
shikimin tënd.
AI MOMENT
Gjithmonë ka diçka para e diçka pas,
diçka që shënon dhe të shënon.
Momenti kur nga fëmijë bëhesh burrë,
ja, aty është e gjithë jeta jote
gjithçka varet nga ai moment.
Ai moment do të shkruajë burrin që do të jesh.
Do ta shënojë jetën tënde aq shumë,
saqë çdo aksion i yti,
çdo mendim i yti
do të varet nga ai moment.
Një mijë pyetje vetes do i bësh
përsenë e zgjedhjeve të tua,
përsenë e mendimeve të tua
të melankolive të tua
pa e kuptuar përsenë.
Përgjigja është në atë moment.
SHOK XHELOZ
Kjo jetesë e vrullshme
në fund më tërheq.
Asnjë rrugë shpëtimi në rrugëtimin tim.
Pa frymë, në pritje
të një fati tashmë të shkruar,
mbetem subjekt i gjykimit të të tjerëve.
Jam nëna e fantazmës,
asnjë vello për të mbuluar
pamjen e saj fantazmë e këndshme
lëviz zonat e akullta që më mbështjellin.
Katapultuar në jetën tonë,
pezull rri mbi kokat tona.
Autizëm është emri i tij,
shok xheloz që mbështjell fjalën e fantazmës.
Më kot përpiqem të mashtroj intelektin tim,
dëgjoj frymëmarrjen e rëndë,
duke u rrahur fort në muret e trupit tim.
Kërkoj forca për të elaboruar zinë
forca për të rifilluar jetën time,
për të gjetur forcën time...
Për t'u bërë forca JOTE.