Petros Kyriakou Veloudas

Petros Kyriakou Veloudas

Petros Kyriakou Veloudas - Πέτρος Βελουδας me vargjet e tij në gjuhën shqipe

Sot sjellim për lexuesit vargjet e poetit grek Petros Kyriakou Veloudas - Πέτρος Βελουδας.

Petros Kyriakou Veloudas ka lindur në Agrinio (Greqi), në vitin 1977. Ai është diplomuar në shkencat humane nga Departamenti i Kulturës Greke në Universitetin Hellenic të Patrës. Aktualisht ai jep leksione private dhe gjithashtu është mësues parashkollor. Petros K. Veloudas është Ambasador Evropian i poezisë greke në Rumani, Akademik në Akademinë e poezisë dhe Filologjisë (AMCL) në Brazil, Anëtar i Shoqatave Ndërkombëtare të poezisë World Socety Of Poets - WSP, Writers Union si edhe Anërar i Shoqatës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve Grekë (DEEL).
Veprat e tij letrare - poetike janë përfshirë në Enciklopedinë e Madhe të Shkrimtarëve Bashkëkohorë Grekë "CHARI PATSI" si dhe në shumë antologji poetike greke dhe Ndërkombëtare. Petros ka fituar 74 çmime Ndërkombëtare të poezisë  të cilat janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Tekstet e tij janë përdorur nga shumë kompozitorë grekë të cilat janë postuar në platformën YouTube. Poezitë e tij janë botuar gjithashtu në gazeta të Agrinios si: (MACHITIS, ANANGELIA, PALMOS). Së fundi Veloudas ka punuar si producent radiofonik në radiot lokale (të qytetit të tij Agriniou). Ai vë në dispozicion edhe hobin e tij si aktor amator në grupet teatrale amatore të të rriturve në qytetin e tij të lindjes në Agrinio. Atij i pëlqen gjithashtu qeramika, leximi dhe krijimi i veprave komike, në të cilat shkruan edhe mjaft tekste.

MJALTI I POEZISË

E di që këto hapa janë
si mendimet e tua
mërzitshëm zvarriten
teksa mbështeten nga mikrobi durimit…

Ata bëjnë hapa të ngadaltë, torturuese
derisa të arrijnë në një poezi
për t'u ulur rehatshëm
në kolltukun e alegorive...

Pastaj vjen frymëzimi i përgjumur,
i përgjumur në rrudhat e bojës
sikur të jenë torturuar personalisht
prej të tmerrshmit kancer.
Në jastëk tund kokën
me ta qëndresë mos të ketë
por të rrinë në këmbë
në tekstet e këngës
të mesnatës.

Shenjat e stilolapsit
në trupin e frymëzimit
lënë inicialet e një dhimbjeje
reflektimi...

Papritur
dora e vjetër e frymëzimit
tani ia mban më fort gjakderdhjen stilolapsit
duke i dhënë mitit penën
për t'i bërë si tatuazh pendë
dhe kalin e bardhë të quajtur Pegasus...

Ky kalë demon
një bletë të egër po ndjek
që fluturon në çdo lule
në mbledhjen e petaleve të vargjeve
më në fund të gjitha të shijshme
si mjalti i ...poezisë së parezistueshme!

POEZI E SHKRUAR ME PENËN E SHPIRTIT

Ai jeton duke ecur
mbi një litar të tendosur
pa u zmbrapsur nga kompromisi
"Kujdes"!
I thotë ndërgjegja
ndaj nuk rrëshqet
as nga frika e hijes së vetvetes.

Në fund të tunelit
sytë e tij virtual bëhen
hënën me shkëlqim verbues
takon në errësirë
i falet duke u shfaqur
me rrobat plot pluhur
flokët e bardhë të shprishur
vjedhurazi një puthje i jep në faqe
dhe... zhduket

në trupin e një reje.
Por ai ecën përpara
drejt daljes së tunelit
aty e pret Mirësia
me sytë blu,
flokët bjonde.
Dielli shkëlqen
dhe dehet nga aroma e trupit të saj.

Kapele e bën diellin
i turpëruar kur sheh dorën e saj
me butësi t'i japë një lule trëndafili
në formë zemre.
Atij kjo i mungonte
një zemër e pastër
për ta ringritur
dhe të lindte nga lotët
dhe nga vetë retë
e shpirtit të saj!

Përgatiti Angela Kosta shkrimtare, poete, përkthyese, eseiste, gazetare bashkëpunëtore e Revistës Orfeu dhe Web Orfeu.al, Drejtoreshë e gazetës Dritare e Re - Nuova Finestra dhe Zv. Drejtoreshë & Zv. Kryeredaktore e gazetës Albania Press.