Rubjana Nika (poezi)

Rubjana Nika (poezi)
Rubjana Nika
 
KJO NATË

Më plaku kjo natë e gjatë,
rrudhat e syve  m'i shtoi,
brazdat e shpirtit m'i thelloi,
kjo natë me hënën e trishtë,
dita mënon të agojë.

Më plaku kjo natë e pagjumë,
vitet mbi supe m'i rëndoi,
thinjat më shumë m'i shtoi,
kjo natë me uturimën e detit,
thellë shpirtin depërtoi.

Më lodhi kjo natë e pafund,
gjumi larg më mërgoi,
loti vetmitar pikoi,
me ankthin për të nesërmen,
me dhimbjen për ç'ka shkoi.