TA KAM LAKMI HAVA
Hava
ta kam lakmi sot,
për prehjen tënde
në lugjet e ylberit
për hirësinë akademike,
asgjë s`t`u dhurua asgjë
kreshta e Nimfës
shtigjet t`i mësoi,
e shtigje mëtoi!
Hava
na patën lakmi
në oqeanin paqësor
kur notonim në pavdekësi
kur vraponim livadhe të Aliaxhës
dorështrënguar e në përqafim
kur korzës së Prishtinës
shetisnim me guxim
ti vendase në lashtësi
unë muhaxhiri
i ndjekur në pabesi
sa mirë ndjeheshim,
sa mirë!
Hava
shumëçka është ndragur
këtu në tokë
nuk janë miqtë - shokë,
as pasqyrë e imazhit tënd
portreti i tyre nakël ishte
në fiksim human
sa ndryshim,
ndryshim i madh.
Hava
ta kam lakmi sot
sot, lakmi ta kam
që s`je pjesë e gravitetit
të përrallisur në horizont
intrigë është jeta këtu në tokë
sa shumë kanë mëkat,
sa mëkatë .