Dafina Roka - PËRTEJ LARGËSISË

Dafina Roka - PËRTEJ LARGËSISË
PËRTEJ LARGËSISË
 
Yll fluturues
realizim ëndrrash
të mbetura përgjysmë.
Shikim largësie
buzëqeshje e vrarë
nga lakmia.
Gjëmim deti
pulëbardhat lajmëruan jetë
E virgjëra rërë pret
takimin e premtuar.
Në zjarrin e zemrës
jehona mori një peng.
Përtej largësive
e groposur me fener
forcë sfilitëse ngre dheun
e zhytur në baltën
e mallkuar për gjak.
Shikoj përtej largësive
që të virgjëra mallkojnë,
psherëtijnë në ironi.
Toka pret buzëqeshur
dhuratë kurorë
për hirin e mirësisë!
 
 
(Nga vëllimi poetik “Kohë e përgjumur”)