Kastriot Malo, poezi

Kastriot Malo, poezi
MA VODHE ZEMRËN
 
Se erdhe ti ma more zemrën,
Si zog u nise në fluturim,
një largësi e kish pushtuar,
dhe fatin tënd dhe fatin tim.
 
Dhe unë si zog të mbaj në duar,
e të vështroj plot adhurim,
brengën mbështjell në pikë loti,
dhe dorën zgjas drejt fatit tim.
 
Se erdhe ti ma more zemrën,
ashtu si s'ma kish marrë kush,
në shpirtin tim ky det i qetë,
papritmas me tallaz u mbush.
 
Ikin ditët ikin dhe netët,
edhe më shumë i dua ata sy.
Herë të shkruaj ndonjë letër malli
herë rrugën matem të marr tek ty.
 
Kjo dashuri më djeg si prush,
kësaj dashurie si vë dot emër,
ndjej veç dy trupa të bërë në një,
dy zemra që rrahin në një zemër.