Vladimir Muça - Recension për librin e Asllan Selimit "Tmerri ka emër"

Vladimir Muça - Recension për librin e Asllan Selimit "Tmerri ka emër"
VLADIMIR MUÇA RECENSION PER LIBRIN E ASLLAN SELIMIT "TMERRI KA EMËR" DITAR SI FORMËZIM I KUJTESAVE HISTORIKE
 
Refleksione mbi librin-ditar; Tmerri ka emër, kujtime lufte, burgu dhe qëndrese; të Asllan Selimit, botim i Shoqatës të Burgosurve politik Kosovës (Dardanisë) Prishtinë 2023
/Gjithmonë do të gjëndet një laps për të shkruar përjetimet,
por nuk do të gjëndet një gomë për të fshirë të kaluarën/
Aktori Al Paçino
Kjo kohë, sa e lavdishme aq dhe sakrifikuese, është koha e Rilindjes të kombit shqiptarë. Në bindjet e mija, në këtë rilindje, plot sakrifica, angazhime e shpresë, një flakadan është dhe lufta për çlirimin e Dardanisë nga okupimi 100 vjeçar serb. E them Dardani, sepse ky është emërtimiteti që na kanë lënë të parët ilirë, e jo emri Kosovë, i sjellë dhunshëm nga hordhitë sllave. Sigurisht, libri-ditar " Krimi ka emër(kujtime lufte burgu dhe qëndrese)" i Asllan Selimit, më solli në mëndje, si sinonim; Ditarin Ana Frankut me koncepte të reja kohore e shoqërore. Me këtë ditarë, përmes kujtesave të letrarizuara bukur, autori vjen si një kujtesë historike për ne, e brezat që do vinë, mbi një luftë e qëndresë pa kompromis, duke mbajtur si udhërrëfyes prosperitetin kombëtarë, idealin
atdhetarë, i pa negociushëm me çdo armik, dashakeqas të kombit shqiptarë, përmes një lipidoje të qëndresës.
Në jetën e tij, njeriu ka një jetë biologjike, e cila është dhe vdekatare, por në jetën e heronjve ka dhe një jetë tjetër, jeta historike, e cila me pavdekësinë e sajë, kthehet në legjendë, mitizohet në memorien kombëtare, duke u bërë fanar ndriçues për brezat. Ky libër, i shkruar përmes një kujtese të jashtëzakonshme, me gjuhën e shpirtit të shumë persekutuar, është dhe një akt- akuzë e patjërsueshme për gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, mbi persekutimin, shtypjen, mizoritë që ka bërë represioni pushtues serb, mbi autoktoninë shqiptare në Dardani. Në këtë trysni tmerri e terrori, qëndrestaria e ka burimin dhe në luftën me vetveten meton autori. Përmes kësaj përballjeje ne mbajmë gjallë etninë. Kjo është dhe luftë për njohjen e nderimin e kombëtarisë dhe të shtetformimit.
Sa aktuale është në shekullin e 20 tablloja historiko-monumentale e Françisko Gojës " Të pushkatuarit" me pamjet makabre të represinit serb në burgun e Dubravës. Një realizëm historik, shkruar me shumë vërtetësi nga Asllan Selimi, një sinonimë analoge me tabllonë monumentale të piktorit të Madh klasik spanjoll.
Shumë interesante, me vlerë psiko-analitike autori sjell bisedat me Akademik, Prof. Ukshin Hotin. Kjo narrativë vjen dhe si një preambul e vizionit për luftën çlirimtare të UÇK-së ku përballen opsione nga më të ndryshmet. Në këto kontekste autori nxjerr në pah dialektikën e këtyre përballjeve, luftën mes të kundërtave si premisë e zhvillimit shoqërorë dhe mes vedit. Sekreti i përballjeve dhe qëndresës vjen bindshëm tek kjo sentencë: " Naimi zbuloi sekretin. Nxori pjesën e bukës 50 gramshe nga xhepi, e ndau në 3-4 shokët e tijë" Një shembull i vëllazërimit, qëndresës, të cilit ju vranë 9 pjesëtarë të familjes dhe nuk u tut. Dhe kjo është një përballje me vetveten, sepse:;Aty njerëzit çvishen, domosdo, deri në palcë dhe trgojnë synimet dhe opsionet e tyre, të vërtetat etike dhe politike." Ndaj dhe në përmbajtjen e tijë,
ky libër i zhanrit kujtimorë, vjen si një zë i fuqishëm i psikologjisë të popullit, duke krijuar një identitet kombëtarë kolektiv, formëzimin e kujtesave historike, duke ndikuar ekzistencialisht në përceptimin etnik, marëdhënieve të shtetit me shtetasit. Ky është dhe misioni i artit shkrimorë, psikoterapeutika e shpirtit të popullit.
Këto kujtime, imazhe të përftuara nga përjetimet personale, kur prekin shpirtin kolektiv bëhen pasaportë e identitetit kombëtarë. Në këto kontekste, këto kujtime vijnë dhe si një muzeologji ndërtuar mbi kujtesën kombëtare. Dardani (shqiptari) që do njohë këto histori, do të jetë më rezistent ndaj politikave dashakeqe të cilat po dirigjohen edhe sot nga Beogradi, gjer në instancat e larta të Gjygjit të Hagës ndaj udhëheqësve të UÇK-së.
Jam i një mëndjeje me reçencat e bëra, të cilat definojnë se këto kujtime, në të mirë të kujtesës kombëtare të vihen në tekstet shkollore. Padyshim në psikologjinë e brezave do të mbahet gjallë tablloja se çfarë ka ndodhur me të burgosurit shqiptarë, para dhe pas ndërhyrjes të Natos, duke reflektuar në psikoterapinë e ndërgjegjes kombëtare nër breza, si një domosdoshëri e forcimit të etniçitetit shqiptarë. Gjithçka vjen përmes psikoanalizës që autori u bën personazhëve bashkëvuajtës, dhe mënyrës se si ai i ka interpretuar ngjarjet dhe fenomenet shoqërore. Kjo tregon se
autori e njeh mirë psikoanalizën e karakterëve. Ai bën anamnezën e tyre në prizmin shoqërorë, duke dhënë dhe recetën në aspektin social.
Këto kujtime, përmes një narrative të tillë, të sjellë me besnikëri përjetimi, përputhen plotësisht me gjetjet e organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Raportet dallojnë mes objektivave të Natos dhe mitralimëve e bombardimëve granatuese të forcave jugosllave.
Sipas organizatave ndërkombëtare si Human Rights Watch, forcat serbe, përfshi dhe rojet e burgut, policinë speciale, paramilitarët, qëlluan e vranë në Dubravë dhjetra të burgosur shqiptarë brenda burgut. Ndaj ajo njihet botërisht si Masakra e Dubravës. Kjo vepër, me të drejtë, hyn në veprat menuaristike, e cila trajton ekzistencializmin e autorit gjatë luftës për çlirimin e Dardanisë (Kosovës). Autori synon të dokumentojë ngjarjet e përjetuara, duke ruajtur kujtesën e asaj periudhe në këndvështrimin e tijë individual, por që në supstancë mbart një sens përgjithsues. Ajo synon si dëshmi autentike, me qëllim të ruajë kujtesën historike, duke i dhënë dimension njerëzor ngjarjëve të mëdha. Përvoja
individuale bëhet psikoterapi, për të kuptuar vuajtjet e një komuniteti të gjërë. Ashtu si ditari i Ana Frankut është një simbol personal i Holokaustit, " Tmerri ka emër" i Asllan Selimit mund të lexohet nga masat e gjëra si dëshmi autobiografike e përvojës të luftës, burgut dhe qëndresës. Të dyja veprat tregojnë se historia nuk ruhet vëtëm në dokumenta zyrtare, por dhe në rrëfime personale, të atyre që e janë përjetuar.
Siç shprehet në reçencën e tij shkrimtari Lan Qyqalla: Ditari i shkrimtarit Asllan Selimi të rrëmben mendjen për ta lexuar me një frymë, të rrënqeth trupin nga përshkrimet reale, i saktë, të mbush me lot torturash që pësuan të burgosurit shqiptarë, të mallëngjejnë letrat e shkruara." Kjo përqasje ndodh ngase, përmes një kodi sa ekzistencial aq dhe realist, autori na sjell ligjërimin patriotik përmes një polifonie shpirtërore, me një letrarizim përfekt të këndvështrimit të lëvizjeve historike të etnisë shqiptare, përmes një rregullsie universale të historigrafisë kombëtare.
Autori, me një ndjesi të lakmueshme atdhetare, patriotike, përmbajtësinë e këtyre kujtimëve, e sjell përmes një sentence, si një preambul historike për popullin mbarëkombëtarë: "Të gjithë një ditë do të vdesim. Por a do të jetojmë pas vdekjes? Dëshmorët! Po ata do jetojnë gjithmonë! Ne që mbetëm gjallë, a do të kemi ndjenjën e përgjegjësisë për vazhdimin e rrugës së tyre? A do ti kemi dëshmorët motiv, në çdo hap të jetës sonë? Në se jo, do
jemi të gjallët e vdekur...;
Por... unë kam bindjen se ashtu si ; Ditari Ana Frankut;, botuar e lexuara e frumëzues në 40 gjuhë të botës, edhe ky ditar kujtimesh, do të ketë fatin të lexohet nga shumë popuj, të dritësojë si dëshmi e një ekzistencializmi etnik.
 
Gush-Shtator 2026
Vladimir Muça, Shkrimtar