Këto ditë doli nga shtypi libri dokumentar i autorit Jahja Lluka
QENDRA PËRKUJTIMORE E GJENOCIDIT “BLLACË 1999” Broshurë /elaborati,f jalime, fotograi/
GENOCIDE MEMORIAL CENTRE “BLLACA 1999” Brochure /elaborate, speeches, photos/
Z. Jahja Lluka, duke qenë në krye të Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e veta, ai me kohë filloi grumbullimin e fakteve dhe dëshmive, madje edhe të të mbijetuarve, të cilët ishin të dëbuar me dhunë nga vatrat e tyre e që kishin kaluar nëpër tmerrin e Bllacës, duke i analizuar e studiuar të gjitha dëshmitë, dhe më pas, bëri kërkesë drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës për të filluar themelimin dhe ndërtimin e Qendrës Përkujtimore të Gjenocidit “Bllaca ‘99”, në vendin Lugina e Bllacës, afër lumit Lepencë në Han të Elezit, kërkesë kjo e miratuar dhe e vërtetuar nga Kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj. Në Bllacë përveç trenit që ka bartur shqiptarë të dëbuar me dhunë nga forcat serbe, është ndërtuar edhe Muri i Kujtesës dhe objekte tjera përcjellëse. Të gjitha këto falë angazhimit dhe punës së palodhur të z Jahja Lluka dhe ekipit të tij.
Botimi i kësaj broshure u financua nga Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e veta.
Redaksia e ORFEUT