Vjollca Aliu - Poezi

Vjollca Aliu - Poezi

FILL I PAMBARIM

Kur ngrysej nata
më ndritte mendja dhe më shumë,
agu i mëngjesit më gjente zgjuar,
bëja lojë fjalësh në letër,
krijoja fraza e vargje pa fund.
E kur shi fillonte të binte,
çdo rigë
m'i shndërronte mendimet
në varg poezie,
a në poemë plot nostalgji.
Pikat e shiut m'bëheshin fjalë,
e fjalët freskonin shpirtin
si vesa e mëngjesit.
Shiu s'prante,
e vargjet e mia s'kanë fund,
as kur aurora del,
as kur muzgu dritën ma merr.