Nga jeta kulturore në Kosovë
NJË FESTIVAL PËR T’U MBAJTUR NË MEND
Përkitazi rreth Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Zani i Kombit”, Komorani 2026, Edicioni i X-të jubilar, nën përkujdesjen e Shoqërisë Kulturore Artistike “Komorani”, që u mbajt më 11, 12 e 13 Shtator 2026

Shkruar nga Ahmet Pllana
Festivali Folklorik Mbarëkombëtar “Zani i Kombit”, Komorani 2026, i cili u mbajt në Komoran të komunës së Drenasit, Republika e Kosovës, mw 11, 12 dhe 13 Shtator 2026, morën pjesë ansamble dhe grupe muzikore nga të gjitha hapësirat shqiptare. Festivali ishte i organizuar aq mirë, sa që për nivelin e lartë artistik dhe profesional i ka tejkaluar të gjithë parametrat e mundshëm teknik dhe organizativ dhe se patjetër do të mbahet në mend gjatë nga pjesëmarrësit që ishin prezentë në ato tri mbrëmje. Festivali ishte një mrekulli dhe kënaqësi në të gjitha aspektet. Nuk ka ndodhur asnjëherë në tërë hapësirat shqiptare, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Kosovë Lindore, që një festival i tillë i folklorit burimor, i këngëve dhe valleve popullore, të ketë arritje në aspektin e organizimit të mirë dhe nivelit të lartë artistik e profesional. Këtë fakt e kanë pranuar të gjithë pjesëmarrësit, të cilët kanë mbetur të mahnitur dhe tejet të kënaqur me performancën e ansambleve dhe grupeve muzikore folklorike. Tri kanë qenë faktet që e kanë bërë Festivalin të shkëlqyeshëm dhe një mrekulli të paparë ndokund tjetër: Një: ka qenë skena e rregulluar aq bukur dhe me një dizajn profesional për lakmi. Dy: ka qenë zërimi me teknikë të përsosur dhe më profesionali i mundshëm. Tre: Ekrani i madh disa metërsh i vendosur në skenë, në të cilin dilnin edhe reklamat e bizneseve që e kanë mbështetur Festivalin. Pos skenës së mrekullueshme, të gjitha ansamblet dhe grupet muzikore kanë performuar në nivelin më të lartë artistik dhe profesional, qoftë me këngët e tyre apo me vallet e tyre të zhanrit të folklorit. Ky Festival ua ka kaluar të gjitha festivaleve në hapësirat shqiptare me organizimin e shkëlqyeshëm dhe me performancën e nivelit të lartë artistik dhe profesional për të gjithë. Drejtori i Festivalit, Avdi Gashi ka thënë se nuk ka qenë fare e lehtë organizimi i këtij Festivali. “Jo fare nuk ka qenë i lehtë organizmi i këtij Festivali, sikurse janë përgatitja e skenës, zërimi, ftesat dhe kontaktimi me ansamblet rreth pjesëmarrjes e shumë të tjera, por vullneti i madh dhe përkushtimi për një kohë të gjatë, kam arritur që Festivali Folklorik Mbarëkombëtar “Zani i Kombit” në Komoran të ketë nivel që i tejkalon parametrat e amatorizmit”, ka thënë drejtori i Festivalit, Avdi Gashi. “Me ndihmën e disa miqve, sidomos me ndihmën profesionale të regjisorit Dibran Fylli rreth përgatijes së skenës muzikore dhe dizajnit, më kanë ndihmuar dhe mbështetur edhe disa biznese, të cilat vazhdimisht janë reklmuar në ekranin e madh gjigand i vendosur në skenë”, ka thënë Gashi. “Më është dashur gati rreth një vit përgatitje dhe përkushtim permanent për këtë Festival”, ka pohuar Gashi. “Megjithatë, jam tejet i kënaqur me suksesin e Festivalit. Sido që të jetë, lodhja nga puna harrohet, pasi që ka dalë aq i suksesshëm Festivali Folklorik Mbarëkombëtar “Zani i Kombit”, mbajtur në Komoran më 11, 12 dhe 13 Shtator 2026”, ka thënë Gashi. “Duhet theksuar se e veçanta e këtij Festivali ishte se këtu morën pjesë tri ansamble shtetërore profesioniste: Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shqipëria, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore nga Maqedonia e Veriut dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova””, ka thënë sekretari organizativ i Festivalit, Dibran Fylli.

Në mbrëmjen e parë të Festivalit kanë marrë pjesë këto ansamble: Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore nga Tirana, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët nga Ferizaji, SHKA “Zahir Pajaziti” nga Podujeva, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ilirida” nga Shtimja, Grupi “Djemtë e Vlorës” nga Vlora, Grupi Folklorik i Fatmir Mjekut.
Në mbrëmjen e dytë kanë marrë pjesë Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare nga Shkupi, Ansambli Folklorik i Këngëve dhe Valleve Popullore “Hajvalia” nga Hajvalia, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Katarina Josipi” nga Zymi i Hasit, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore “Mati” nga Burreli, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Vullkani” nga Istogu, Grupi Folklorik “Lulëzim Aliu” dhe Grupi Folklorik “Rifat dhe Lorik Jashari”.
Në mbrëmjen e tretë performuan: Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Prishtina. Ansambli “Pjetër Bogdani” nga Kruma e Hasit, Qendra Kulturore “Kaçaniku” nga Kaçaniku, SHKA “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova, Tradita Folk “Kozare” nga Kuçova, Grupi Folklorik Arton e Arif Zogaj.

Në fund të Festivalit juria vlerësoi dhe u ndau Çmime ansambleve dhe shoqërive muzikore. Juria ishte e përbërë nga njerëz profesionistë të kulturës: maestro Zhani Ciko, kryetar, Erodita Gorkadiu, etnologe dhe Mehmet Xhemajli, koreograf.
-Çmimi i parë “Dëshmorët e Kombit” iu dha AKV “Kastriotët” nga Ferizaji,
-Vendi i Dytë iu dha AKV “Ilirida” nga Shtimja,
-Vendi i Tretë AKV “Mati” nga Burreli,
-Çmimi i Publikut iu dha SHKA “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova,
-Çmimi Veterani i Festivalit iu dha Ruzhdi Dervishit,
-Çmimi Veshja më Autentike iu dha AKV “Vullkani” nga Istogu,
-Grupi më i kompletuar iu dha AKV “Pjetër Bogdani” nga Kruma e Hasit,
-Instrumentalisti më i mirë iu dha Rexhep Hazirit nga Medvegja,
-Interpretuesi më i mirë iu dha Behxhet Zekës nga AKV “Zahir Pajaziti” nga Podujeva,
-Vallja më e mirë koreografike iu dha “Vallja e Kaçakëve” nga Ferizaji,
-Çmimi për Ritualin më të mirë iu dha AKV “Katarina Josipi” nga Zymi,
-Çmimi Rapsodi më i Mirë iu dha Rafet dhe Lorik Jasharit,
-Solistja më e mirë Altina Gashit nga Mitrovica,
-Çmimi i Veçantë për lahutë e xhubletë iu dha Lumturie Nanaj,
-Trio më i mirë ishte Grupi “Hajvalia” nga Hajvalia.