Ismet Tahiraj, (poezi)

Ismet Tahiraj, (poezi)
Ismet TAHIRAJ, Skënderaj
 
PA REHATI, NA DUHET REHATIJA
 
Travajet rrufeshëm
maleve të  Dyboçakut
më përplasën krojeve
 strofkat e dhive të egra
oh ato ishin
që pa shpirt këputur pipa lajthije
 vëkrrimë  trishtueshme
që më jepet shpjegime
duhet zgjedhur kohë
që e forcon epshin.
 
madje ,madje
majullinte grifsha,
si në panair
kur i zë  rekuizita e tyre
kalbën ikën  shkuesit mbase blerësit
 
kot shikonin  të kishin një mburoje
kur currila   përlloçte
  fushën e krojeve
diku larg ,tepër larg
konakut të Beçir Docës
e unë ,po unë
pa  luspa  nga hithërit
e flakë e verdhë
nëpër sytë e mi ,dhe syve të fushës
si mëkatari I gjunjëzohem
e  ti ,humbur midis myshnjë
  bulevardeve  të kota
nëpër prishtinën e mykur
 patate e rrudhosur 
publik i tronditur
 
e unë si   dashi në hell
viktima medet
më plaste  zemra marrazi
as kund diell ndriçim i shtegut
përvëluar   kryeshyt duar e këmbë
 
çmenduri hej çmenduri
të ishe ,por nuk ishe robinjë
e zgafella të Trepçës
 
më do arsytime  tejet të përngutur
që mua  më kallte  zjarr
ti për t’i punësuar  tët bija
dhe  rrugëtim i shkëqimit të orindive
 
unë mbeta ,pa  kupën e tuaj
që të  rrinin për përqafimet
eh , do rri , ndoshta iku ,por
kup’  dhe ajkë në tpin
as një herë mos mbetësh
kurr o zot të pa tundim
 
mes  zogjëve shqiponjës
dhe zogjët tonë
pa dro  do ta  arrij
fushat ,,fushat tona
 
pa rehati  ,na duhet rehati
në fushat e Dardanisë
 
PARA MESNATE
 
Sigurisht para
mesnatë   e di
nëse  më  kërcenonte
e di se je fashitur
e etja t’ ka falur
sekonda më vonë
 
vetvetes  i ke përshpëritur
ky freskim   më ka mahnitur
 
pastaj  ,po pastaj
fisnike
fushave u ke  përshpëritur
kjo dhimbje qoft falas
dhe paramesnate
jastekun e cifilitur
 por jo e gërditur
 
pastaj  djersët
më faculet I ke  rëndit
 
mos  rri , se sqarthi
truallin tendë
e ka lëvorisur
e do sakatuar
 
fisnike , ajri i dendur
tbc e  mërzitur
 
para mesnate
pranverë e shpirtit