Boltayeva Munavvar me vargjet e saj në gjuhën shqipe (shqipëroi Angela Kosta)

Boltayeva Munavvar me vargjet e saj në gjuhën shqipe (shqipëroi Angela Kosta)
Boltayeva Munavvar me vargjet e saj në gjuhën shqipe 
 
Boltayeva Munavvar ka lindur në Surkhandarya në Republikën e Uzbekistanit. Ajo ka botuar në 5 libra me poezi, dhe është autore bashkë me poetë të tjerë e antologjive ndërkombëtare në: Amerikë, Argjentinë, Egjipt, Ekuador, Bullgari, Indi, Kinë, Britani të Madhe, Indonezi, Kolumbi, Spanjë, Malajzi, Turqi, Kore, Singapor. Ajo është pjesëmarrëse në më shumë se 90 Konferenca Ndërkombëtare Letrare dhe përfaqësuese si Ambasadore e Kulturës e më shumë se 50 vendeve ndërkombëtare. Ajo ështē gjithashtu Nënkryetare e "Poética Universal Filial Uzbekistan". Këtë vit ajo u vlerësua me Çmimin e rëndësishëm "WIO GLOBAL WOMEN AWARD 2023", si dhe fituese e Çmimit "Mighty Pens 2023".


TOKA MËMË

Toka mëmë është planeti ynë
qielli blu që gjithkund kaltëron
nëse paqe ka në botë ...

Kurrë nuk duhet të jemi të trishtuar
por veç sytë duhet të na buzëqeshin
Të lumtur të ndjehemi gjithë
ku veç muzikë paqeje të dëgjohet.
Në të gjashtë kontinentet
ejani sot le të këndojmë së bashku
në gjuhën e mbarë botës.
Mbizotëron ndjenja e paqes
në zemrën e të gjithëve.
Më jep një dorë mikja ime e dashur!
Kur jemi bashkë një forcë kemi.
E nëse qëndrojmë të gjithë bashkuar
detyrën tonë njerëzore kryejmë!

SHTËPIA E BABAIT TIM...

Vajza thoshte se ishte flutur
ndaj në vende të largëta fluturoi.
Kisha mirëqenien, i lumtur isha
në këtë botë të pasur sekrete.
Lotët i rrodhën babait
teksa nëpër shtëpi ecte.
Si e huaj ndjehem këtu
kaloi fëmijëria sa hap e mbyll sytë.
Si një e marrë endem në këtë botë 
kalon koha, ditët po ashtu.
Të përkohshme janë gëzimet
si hidhërimet kalimtare.
Fëmijëria është periudha
më e bukur e jetës sime.
Njerëzit i shtojnë muaj viteve
dhe plaken...
Por më kujtohet shtëpia e babait tim momente kaq të bukura e të ëmbla.
Kujtimi i lojërave dhe i haresë
nga zemra hidhërimet do t'mi largojë.
Kaq mall dhe dashuri kam
për shtëpinë e babait nëse në prag shkoj, nëse e puth, nëse e përkëdhel...
Këtu gëzimet ndava me vëllezërit e mi
tani sytë fërkoj dhe qaj...
Sot ne u rritëm... ëndrra vazhdojnë rriten
kur një e nga një
nga shtëpia e babait largohemi.
Nga kjo shtëpi
e cila për herë të parë nga burrat u ndërtua
a ia dimë vlerën tani?
Të gjitha zemrat tona kudo shpërndahen
mendja ime e hutuar është
nga shqetësimet e jetës.
Nëse shkojmë
kur kthehemi veç mysafirë jemi
në shtëpinë e babait tim!

BUZËQESHJA

Fjalën trishtim fshiva nga fjalori im
ndaj gjithë botën me dashuri përqafova
balsam u bëra për një zemër të thyer
dhe i inkurajova të gjithë të buzëqeshin.
Është kënaqësi të dëgjosh çdo mëngjes cicërimën e një zogu që të jep mirësi.
Gëzohen zemrat kur shikojnë përreth
ujëvarat që tingëllojnë si një këngë.
Një buzëqeshje është fillimi i lumturisë...
Një buzëqeshje do të thotë fundi i trishtimit. Nëse shikoheni në pasqyrë të buzëqeshur
dijeni se ekzistenca juaj është një mrekulli
porsi një përrallë e vërtetë.
E bukur është jeta
sepse në të bëj pjesë edhe unë
ndaj veç buzëqesh në çdo sprovë.
E di që ky mëngjes për mua po shpërthen
të gjithëve lumturi i uroj!
Të shtrenjtit e mi!
Gjithmonë të lumtur jetoni!
Ekzistenca juaj është me të vërtetë një bekim. Këndoni dhe kërceni së bashku
e gjithmonë buzëqeshni
dhe jetoni në pallatin e lumturisë.
 
Përktheu Angela Kosta shkrimtare, poete, publiciste
dhe Zv Drejtore & Zv. Kryeredaktore në Albania Press.