Ismail Ismaili - Rrëfimi për Bllacën (Pjesa -V-)

Ismail Ismaili - Rrëfimi për Bllacën (Pjesa -V-)
Vazhdim nga Pjesa -IV-
 
DIHET MIRËFILLI QË ATY NË NJËFARË MËNYRE LUFTOHEJ PËR JETË A VDEKJE.
 
...Kishe djalin tim 9 vjeç për dore dhe kur më qëlluan, nga dhimbja më pyeti:
Babë a po dhemb ?
Jo i thashë, se babi nuk e ka për herë të parë këtë formë çnjerëzore                                                                                           
 Kërkonin të urryerit që me çdo kusht të zbritnim atje ku ishim. Por, ne ecnim pjerrtas se kishim qëllim të mbërrinim në pikës prej ku mund të depërtonim në asfalt. Ecëm një kohë të gjatë duke përdorur bërrylat dhe krahët për të hapur rrugë, dihet mirëfilli që aty në njëfarë mënyre luftohej për jetë a vdekje.
Në ora një të mëngjesit ishim të parët në rresht për të shkuar deri në autobus që ishte i parkuar përtej doganës. Policia që mbante rendin filloi t’i ndante familjet në dysh pa çarë kokën fare se nuk mund të bashkoheshin për një kohë të gjatë. Tentuan të na ndanin edhe ne. E pata vendosë gruan me dy fëmijët përpara dhe unë prapa. Polici më kapi për krahu dhe më tha që unë nuk mund të shkoj me ta, por ma atë forcë që pata u lirova nga dora e rij dhe vazhdova tutje bashkë me të dashurit e mi. U vendosëm në një autobus me ulëse prej druri,  por na dukej sikur hotel, kur kishim parasysh çfarë kishim vuajtur. Autobusi filloi të qarkullonte sikur “breshka nëpër ugar”, thotë fjala popullore. Mbërritëm diku, por nuk e dinim fare se ku. Autobusi u ndal dhe nuk i hapi dyert fare për të dalë. Njerëzit e lodhur për gjumë u shtrinë në dyshemenë e autobusit dhe ia futën gjumë. Qëndruam aty deri në ora 4 të mëngjesit. Më në fund dyert e autobusit u hapën dhe na treguan tendat ku do të pushonim. U shtrimë mbi dy tri batanije që i kishin vendos në tende dhe gjumi na bëri t’i harrojmë vuajtjet dhe zemrat e thyera që kishim.
Në mëngjes nuk e di sot e asaj dite në sa ora më zgjoi baxhanaku im.
Ej në gazetare e një radioje franceze ka ardhur këtu. Bisedo me të mos e di ku i kam anëtarët e tjerë të familjes. U zgjova dhe e takova atë gazetaren që e kam harrua për cilën radio punonte, por ajo më kërkoi vetëm ta përshkruaj gjendjen në Kosovë dhe rrugëtimin që kishim bërë.
Iku ajo dhe u ktheva të flija edhe pak se isha i dërmuar por, prapë baxhanaku,
O kanë ardhur disa ushtarakë francez, të lutem kërkoju të na ndihmojnë?
I përshëndeta, dhe u prezantova. Edhe ata bën të njëjtën gjë. Njëri ishte komandant i ushtrisë frënge të vendosur në Stankovc dhe tjetri i shërbimit informativ. Kur iu tregova për hallin që kishim na thanë merrni ato pak plaçka që keni e ejani me ne. Kampin e ruanin ushtarët maqedonas që nuk na linin të lëviznim as edhe një hap përtej vijës së kampit, por me komandantët francez ishin të sigurte.
Stankovci ishte i ndarë në dysh: Stankovci 1 dhe Stankovci 2, por me tu larguar ushtria maqedonase thua se u shkrinë. Komandanti francez quhej Valentin (Pata rastin ta takoja në filsyti në Prishtinë. Ai më kërkoi nëse jam i gatshëm t’u ndihmoja për të përkthyer për ta. E pranova pa ngurrim se ashtu më kalonte dita më mirë.
Përktheva për komandantin kur kishte nevojë të vizitonte refugjatët për tu njohur me hallet e tyre por kryesisht përktheja në ambulanten ushtarake që ishte e vendosu në fillim të kampit. 
Aty ofroheshin ndihmë për raste të lehta sepse nuk ishin të përgatitur për të intervenuar për ndonjë rast më të rënd. Them kështu se më ndodhi ta takoja një djalosh rreth të 30-tave i cili nuk kishte guxim të futej në ambulancë. Ushtari më thirri dhe më tregoi për rastin.
E pyeta çfarë ke more burrë?
Ai më tha nuk e di a guxoj të fals lirshëm?
Po more trim, po si jo edhe unë jam shqiptar me plotë halle sikur ti.
Ma ktheu:  e jo besa se unë kam një problem shumë të madh. Granata më ka goditur në bark dhe i kam testinet e këputura, e përdor një këse për të urinuar, më tha.
E mora për krahu dhe e futa brenda. Ku ua paraqita rastin mjekëve, vrapuan dhe e morën për ta kontrolluar. Pas një ore më thane që e kanë dërguar në spitalin izraelit që ishte i vendosur diku jashtë kampit, sepse ata nuk kishin mundësi të kryenin këtë operacion.         
Të nesërmen më treguan që as spitali izraelit nuk kishte mundësi të intervenonte.
Pas trembëdhjetë ditë qëndrimi në kamp u nisëm me autobusë për në aeroportin e Shkupit ku na priste avioni për të na dërguar në Francë.
Me 14 prill, pas dite ateruam në aeroportin “Satolas” të Lionit. Aty na priti Bernard Couchner me ekipin e tij.