SHKOLLA E PARË NË GJUHËN SHQIPE U HAPË NË SHKODËR ME 1258, KATËR SHEKUJ PARA FORMULËS SË PAGËZIMIT
Dëshmitë e pafundme të shkollave jezuite-françeskane n’Shkodër
Po sjellë në mesin e mijërave studentë që u arsimuen n’shkollat klerikale katolike n’Shkodër dy pika ujë në atë oaz gjigande:
Faik Konica: “…Me këto e të tjera Kolegji Saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë, të vihet në një me to…”
– Prof. Sami Repishti
Për të argumentuar këtë fakt jam i bindur që do të mjaftojë një dëshmi e Prof. Sami Repishtit, ish nxënës i kësaj shkolle, dhënë në teatrin “Migjeni” pas viteve ‘90, në një takim me intelektualët e qytetit, tek i cili kam qënë i pranishëm:
“…Kur mbërrita në Francë, kërkuan të dinin arsimimin tim. Iu tregova dëftesën e Kolegjit Saverian, që ata e njihnin dhe për të cilin më thanë se ishte i vlerësuar njësoj me Liceu Klasik francez…”
Bahet fjalë për Shkollat e para në 1258në Gjuhën Shqipe në veri të Shqipnisë nga klerikët katolikë
“Françeskanёt albanezë dhe ata italianё,
qё njihnin gjuhën tonë, hapën shkollat në gjuhën albaneze pranë kishave dhe kuvendeve, duke filluar me
– shkollёn nё Ulqin (1258) dhe nё vazhdim
– nё Durrёs (1278), dy shkolla
– nё Shkodёr (1345 dhe 1395),
– Tivar (1349),
– Pult (1367),
– Drisht (1396), duke vazhduar
– nё shekujt XV-XVIII me shkolla tё tjera nё Shkodёr, Lezhё,
– Stubёl (1584), Trafandinё, Kunavi, Dibёr, Prizren, Shkup, Elbasan, Ohёr etj.
Kёto tё dhёna dёshmojnё se nё ato shekuj tё shkuar, kisha katolike albaneze me françeskanёt nё vijёn e parё, i zhvillonin tё gjitha ritet fetare nё gjuhёn albaneze, andaj populli i frekuentonte kishat e kuvendet me dёshirё, duke marrё pjesё aktive nё meshat, pagёzimet, katekizmat, kresmat, nё celebrimin e martesave etj. Jo vetёm kaq, por françeskanёt kontribuan dhe nё hapjen e shkollave nё gjuhёn albaneze. “ Sipas shkrimit: “URDHËRI
FRANÇESKAN NË SHQIPËRI ”– 4, Nga Prof Dr Lutfi ALIA
– 1416 shkolla në Shkodër.
“ Shkolla te tilla p.sh. ka pasur disa në Shkodër në vitin 1416: “ la scuola overo frataglia de Santa
Barbara; la scuola overo frataglia de San Mercurio; la scuola overo frataglia de Santa Croce.(shkolla e vllaznve të ”Shen Barbara”; shkolla e vllaznve të ”Shen Merkurit”; shkolla e vllaznve ” Kryqi i Shenjtë” – e përshtati nga italishtja në shqip – Bep Martin Pjetri). Sipas ”KLERIKET SHQIPTARE TE MESJETES” NGA DR. ETLEVA LALA
– Në vjetin 1584 u themelue Shkolla shqiptare nga klerikë katolikë në Stubllë(afër Gjilanit- fshat i Malësisë së Karadakut) i njohun si Kolegji i Shën Lukës në Kosovë.
– Në vitin 1632 – Hapja e shkollës shqipe të Kurbinit nga Imzot Gjon Kolesi.
– Në vitin 1638 – Etërit Françeskanë hapën një shkollë në Shkodër dhe në Pllanë.
– Në vitin 1639 – Fretërit e Troshanit hapën shkolla në Blinisht dhe në Zadrimë. Krijimi i këtyre shkollave në gjysmën e parë të 600-ës rrjedh nga një interes i ndjeshëm për zhvillimin e arsimit. Arqipeshkvi Pjetër Mazreku nga Prizreni në raportet e tij (të shkruem në vitet 1632-1633) (thekson) rolin e shkollës dhe nevojën e shkollimit të shqiptarëve.
– 1698 – Padër Filip Shkodra çelë shkollë në familjen Kamsi, në Shkoder.
– Në vitin 1885 në Prizren, gjejmë një shkollë fillore shqipe për vajza.
– 1858 – Kushë Micja çelë shkollën për vajza shkodrane.
– Në vj. 1861 françeskanët çilin ma të parën shkollë fillestare publike në Shkodër.
– 10.1874 – Çelet shkolla e Parë LAIKE e Kohës së Rilindjes, ku mësohet Gjuha Shqipe E Arithmetike e Shirokës nga Dom Zef Ashta.
Në- vj. 1879 Motrat Stigmatine çilin ma të parën shkollë fillore për varza e, ma të parën shkollë punët. Aty u rritën me kujdes jo vetëm zonja shtëpijash; por edhe nana shqiptare.
Këto shkolla mund të thuhët, se poqën mendimin me thëmelue një shkollë publike femnore.
– Në vj. 1879 Motrat Stigmatine çilin ma të parën shkollë fillore për varza e, ma të parën shkollë punët. Aty u rritën me kujdes jo vetëm zonja shtëpijash; por edhe nana shqiptare.
Duhët pasë përparasyshë edhe, se, që
– në vj. 1882, françeskanët kanë pasë çilë një kolegjë për me rritë e me mësue ata që dëshronin m’ u ba fretën. Mësimet ishin të rregullueme mbas programit të gjimnazëve t’Austrisë e në vj. 1905, shkolla u ba krejt në gjuhë shqipe.
– Në vj. 1885 ase aty pranë, në Prizrend, gjejmë një shkollë fillore shqipe për vajza.
– N’ at kohë dihët e thëmelueme edhe ajo e Shkupit.
– Në vj. 1890-1903 Motrat Stigmatine shkojnë në Durrës, e aty mbajnë për 13 vjet një shkollë fillore për vajza e një shkollë për punëdore.
– Në vj. 1893 P. Joakin Serreqi O. F. M. ndreqë në Se1cë një shkollë me lokal për 50 nëxanësa.
– Në vjetin 1893 – Po këte vjetë edhe P. Basil Chiaroni, O. F. M. çilë një shkollë shqipe në Hot Traboinë.
– Në 1896 (?) në Kallmet Motrat e Mëshirës, kishin shkollë fillore për vajza e djelmë.
– Në vj. 1902 zgjidhët Drejtor i kësajë shkolle P. Gjergj Fishta O. F. M., i cilli patjetër vuni porsi gjuhë mësimi ndër të gjitha landët gjuhën shqipe.
– Në vj. 1897 P. Pjeter Gjadri O. F. M. u ep mësim fëmijve në kuvend të Troshanit.
– Në vj. 1898 D. Ndoc Mjedja çilë një shkollë në Pëdhanë,
– Në 1898 hapët një shkollë në kuvend të fretënve të katundit Rrubikut.
– Në vj. 1901 edhe Biza ka shkollën e vet, ku mëson P. Severin Lushaj O. F. M.
– Në 1904 me P. T. Bicaj O.F.M.
– Në vj. 1907, Shiroka ka shkollën e vet për varza.
– Në vj. 1907 P. Shtjefën K. Gjeçov O. F. M. çilë shkollën në Gomsiqe.
– Në vj. 1907 P. Gentil Biella O. F. M. mban n’ Iballe një shkollë në gjuhë shqipe.
– Në 1908, Shkodra merr pjesë në Kongresin e Monastirit ku dërgohen: At Gjergj Fishta, Gurakuqi, Dom Ndre Mjedja, Mati Logoreci, Hilë Mosi.
Krijohet klubi “Gjuha Shqipe” në Shkodër.
– Në vj. 1909 P. Engjëll Vjeshta O. F. M. fëmijët e Bazit i mëson me këndue e me shkrue.
– Prej vj. 1916-1929 katolikët kanë pasë shkolla, të thuesh, ndër shumë katunde të Shqipnisë së Veriut. Mësojshin priftën, fretën e civila katolikë. U ndihmonin pjesërisht prej mbretnisë Austro-Hungare e ma vonë edhe prej Shtetit Shqiptar.
Në ketë përiudhë veç famullitarët françeskanë, kanë
– pasë 17 shkolla katundit. Malësorët e largtë s’ mujshin me pasë shkolla, por edhe ata kishin të drejtë me kërkue zhvillim. Me ndihmë të Mbretnisë Austro-Hungareze kje mendue me u çilë një konvikt i madh për djelmë të malëve.
Kjo u – realizue në 1907 e, u kje lanë Vëllazënve (Schulbruder), që i çonin fëmijët në Shkollën françeskane. Shumë ndër oficerat, mësuesit e nëpunësit me fis prej malësh, do t’i kujtojnë me andje ata vjetë, që kaluen n’atë konvikt të rregulluem në çdo pikëpamje.
– Në vj. 1924 në vend të klasave plotore e qytetëse kje ngritë prej Motrave Stigmatine normalja.
– Në vj. 1925 çilin një shkollë në Dajç, për djelmë e për varza; kështu edhe – në 1927, në Nënshat.
Në vj. 1930 çilët një shkollë për vajza në Tiranë.
Prej këtyne vërejtjeve të shpejta mund të shihët se gjatë pushtimit otoman d.m.th deri në 1911, katolikët kanë hapë ndër kohë të ndryshme 47 shkolla shqipe, ndër ta 10 shkolla për varza.
Në vitin 1933 me urdhën të Ahmet Zogut u mbyllën 74 % e shkollave fetare katolike dhe
në 1945 e mbylli plotsishtë diktatura komuniste me përkrahjen e projektit absurdë të Jaltës 4-11 shkurt 1945 të anglo-amerikane-sovjetike.
Faik Konica e ka vlersue me këto fjalë nivelin e shkollave fetare katolike: “Me këto e të tjera, Kolegji Saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë, të vihet në një me to”.
Sot ajo çmohët ma fort prej nderimit e lirisë, qi i epet seksit femnuer, në kontrast me robni e poshtnim të pagajve e të popujve të paqytetnuem. Edhe në këte pikë katolikët kanë parapri.
Qyshë në fillim të shek. XIX e deri sa s’ kje çilë shkolla e Stigmatinëve, vemë re një të nxitun e një zellë për me ngritë shkolla femnore. Varzat mblidheshin nëpër shtëpi private e aty u mësohej me këndue e me shkrue si edhe punëdore. Këta
vlejnë mjaft sa me i diftue rracës shqiptare, se këto shkolla primitive ishin nji hap heroik kah kultura.
Kontribute të shënueme dhanë përfaqësuesit klerikë katolikë si At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, At Justin Rrota në Kongresin e Manastirit
dhe në Komisinë letrare të Shkodrës. DON NDOC Nikaj,Justin Rrota, Karl Gurakuqi, Mati Logoreci, Kolë Kamsi ishin gjuhëtarë. Ashtu si edhe vlerat e gjuhës saj, gegnishtes, që i japin dore gjuhësisë
krahasuese për me u shndërrue në një disiplinë të parë për me hulumtue thellë në prehistorine e popujve. Por edhe me vlerat e të sotmes saj të mohueme padrejtësisht përmes politizimit të Standardit Gjuhësor të atij Kongresi antishkencor të 1972-shit...
Nga: HISTORIASHQIPTARE.NET