E SHTUNE E LODHUR
Dua vetem te rri
kete te shtune
te lodhur. Veshur
sportive, kercej pa melodi.
Tingujt e te qeshurave
nga te emblit e mi,
eshte muzika e vetme
qe po luhet.
Amnezia ma grabit
mendjen nga
java e punes.
KODRA
Kjo eshte kodra
me e pjerret,
dhe me e larte
qe kam ngjitur
ndonje here.
Ne te vertete nuk eshte
nje koder; eshte Malesia
e bukur dhe intimiduese
e Gjakoves.
Me arrogance kodra
me thote, ‘’ kembet e tua
nuk jane te zonjat
T'me ngjitin mua’’.
Epo, ambicja e kembeve te mia eshte
mali Everest.
S`JAM E BOTES SUAJ
Shume kam punuar
t`ju bind qe jam si ju,
por prap ju me shihni
si nje kukull ne karroce.
Me sy plot keqardhje,
ju me thoni ate fjale
qe ka helm gjarpri,
“SA GJYNAH”.
Kur trokas ne deren
e botes normale,
me paturpesi ju me thoni,
“ti s'je per boten tone”.