Ylli Pollogati - Cikël poetik

Ylli Pollogati - Cikël poetik
YLLI POLLOGATI
 
NJË MOZAIK SHPIRTI..

Dikur, ajo mjergull e lodhur bëri të harroja vështrimin ndaj qiellit
dhe çudirave të tij.
Muret e shpirtit goditeshin, sa nuk çaheshin.
Krahët shtrija..
Doja që vitet e shkuara t'i përqafoja të gjitha.
Po rëndesa e lotëve krahët përtokë m'i shkundi.
Ajo ndjenjë, thellë shpirtit ngujuar,
frymëmarrje kërkonte.
Rënjëve lëshohej mbi bukurinë e kurmit të saj,
si bistak i një trungu në rritje.
Qelizat e mbytura  rizgjoheshin,
po rilindte një shpresë..
Dhe zëmra ndihej e zbukuruar kordeles me fijet e flokut të saj,
sa rrahjet si në garë pulsonin.
Pa turp,
një puthje hajduti ja xhvata. Dallandyshja kur pa,
krahët përplasi.
Ka ndodhur nganjëherë
dhe si diell kurriz kthyer, mjergullës mot prishur.
Me veten grindem
dhe s'e kuptoj,
Si buzëqeshjen m'a vjedh, kur vetes me të flas.
Qerpikët fillojnë të bien, shikimit të saj
Dhe them,
- Kaq shumë të ngjajmë?
Po jo.
Ajo është më shumë..,
Një mozaik shpirti,
diellit përkëdhelur. 
 
PSE FJALËN HALË E SJELL

Sa keq u ndjeva!
Dëshmimtar i një kohe bukëshkalur,
ku vlerat humbasin përditë.

Loti struket,
kur heshtja si dëshmi e verbër,
që e di se një ditë do të jetë e goditur.
Mos thoni,
"s'ke ç'e do një kujtesë shpirti që banon si dëshmi reale".

Këtu, gërmat më ngatërrohen ca në thurrje..,
Se forcën e ndryshimit që dua nuk e kanë,
retë e hirta helmin ngado kanë mbjellë.

Sytë i shqeva,
të shihja një fytyrë,
që vetveten të shprehte,
të vërtetën shpirtërore.
Indinjohem sa s'ka!

E dua vërtet jetën,
Por këtë jetë e dua t'a shoh ndryshe,
si ma do shpirti im dhe i juaji,
me fjalën e jetën e lirë..
Por jo,
tek ky realitet,
tek kjo jetë e molepsur keq
mes leshterikësh duargjakosur të etur për pushtet,
ku një qime s'po u bije nga tufa
kaleshe.

Ahhh.., sa dhimbje ndihet përrreth...

S'e quaj zotësi se fjalën hedh në vargje,
për të qenë një zë i lirë
edhe pse e sjell si halë,
Por kërkoj dhe dua sa më pranë t'a kem
njeriun e kohës viktimë, njeriun e ri.

I pa krah eci e di,
dhe dhimbjen ja ndiej vetmisë.
Njerëz jo të pakët, si të ndjekur hëne,
me hijet më ngjasojnë i afrohesh të përzën.
Trëmbesh nga kopshti i ëndrrave të pa kapëshëm të tyre.

Gjethe të zverdhura që nëpërkëmb i kemi,
në mjerim të thellë mendor,
llucës fluturojnë e veten banor të një orbite tjetër e shohin.

E dhimbëshme vërtet!
Po unë prap me ta do flas e
pranë do u qëndroj,
Se nesër do jem vonë e më bosh
Dhe dhimbjen më shumë do e ndiej. 
 
THASHË TA PUTH

Thashë ta puth!
Sytë i mbylla..
Dhe në errësirën e një ëndrre endesha.
Në hapje, shoh rrezatimin e kurmit të saj.
Asaj nate, një dritë u çel.
Dashuria tingujt e saj lëshonte
Dhe e puthja sa buzët t'më digjnin,
kur çastit pash se shija hënës udhë mori.
Skalon shumë e më pushton prapë ajo aromë
dhe, ne prapë në të puthura shkrehemi.
Sytë e ëmbëlta, të atij vështrimi të beftë,
si në faj më kapën e botën time drithëruan.
Buzëve të saja lindjen e një fati ndjeva.
E thërrisja..
Më thërriste..
Zëri i një malli, erën shkundi.
Dhe të dy  humbëm hapsirës,
nën tinguj dashurie. 
 
TI KUR NUK IKËN NGA MUA

Ty s'të kam pranë.
Po sytë heshtur të sjellin sa më afër,
me dritaret e vogla të fshehtash,
që me qytetin tonë na lidhin.

Tani e bardha me të ftohtin jetës ngërç i bëhet
dhe kohën ma rrëmbejnë më shpejtë
dhe duket se rrugët tona ka bllokuar.
Po jo.
Unë prap i kopsitur eci, erërat e shumta t'i shmang.

Po e dashur, kjo është ecja ime
Ty, frymëmarrja të rrëmben e të sjell shpirtit,
qoftë dhe zbehtësisë së mbrëmjeve të tymosura,
apo ditëve të zymta re mbushura.
Ti je një zjarr brënda meje.

E di, dhe ti ecën rrugëve me sokëllimën e erës mbi pemët e larta
dhe thoshe,
s'na la rehat kjo era.
Nuk fola.
Se Ti je pjes e gërvishjeve të mia.

Me ty nuk po flas dotë,
që aq shumë dua
Dhe sa shkruajta pak m'u duk.
Nuk më mbeti kohë  të them të dua.
Po ti kur nuk ikën nga mua. 
 
Përgatiti për botim Dibran Fylli