Ildije Xhemali - MË FTO.

Ildije Xhemali - MË FTO.
MË FTO 

Më fto
Ku dielli ndriçon tokën
Duke dredhuar nëpër pemët kurorlarta.
Më fto
Ku lumi ndal vrapin dhe i dorëzohet detit.
Më fto
Poshtë ujëvarës ku ajo i sakrifikohet gurit.
Më fto
Majë malit ku erërat shpërndajnë retë.
Më fto
Pranë detit ku dallga godet shkëmbin.
Më fto
Në fluturimrënien nga lartësia.
Më fto
Edhe atje, ku dhe jeta po t'më shuhej
Do të lumturohesha:
Jetova dhe gëzova!