ARRATIA
Pragu i larë me lotë,
Shtëpia bosh e shëmtuar,
Kecat më nuk lodrojnë,
Gjumi u është prishur,
Mallkon e qan natyra,
Humbi urtësia, siguria,
Çdo gjë tjetër shtyjnë fort,
Humbi dhe dashuria,
Shpirtra merr arratia.
Nëna, qyqe e vetmuar,
Si dëborë kish savanin,
Në zemër ka një gurë,
Në luftë me durimin,
U zhduk çdo traditë,
U shkel çdo ligj,
Ikin fëmijët pa lënë gjurmë.
*
O male kryelartë,
Vrerë e hidhërimit të thellë,
Ju që puthni të parët diellin,
Jepuni pakëz dritë fëmijëve tanë,
Që po humbin veten e gjykimin,
Humbën në detera e oqeane,
Kërkojnë tjetër jetë,
Por, po u digjet mjekra,
Si manushaqe të fishkura,
Ku është dora e ngrohtë,
Atdheu aromë e qelbur,
Buzëkuq në varfëri,
Korbat sillen vërdallë,
Dy pleq në një shtëpi.
*
E gjithë bota me shqiptarë,
Po vendthin, o të gjorë,
Si e latë, barktharë,
Këtu është nëna e madhe,
Me lotë të pa tharë,
Ku janë burrat e qëmotit,
Që godisnin me grusht malin,
Me një abetare,
E tërë treva shqiptare,
Lakejt na shqyen,
Shpërfillën dhe lahutën,
Por, mos harroni,
Kjo është toka jonë amtare.
*
Përse largoheni nga nëna?
Arratisur syrgjynosur,
Po,keni pakëz të drejtë,
Fajin e ka politika,
Të shkundim pemën e fatit,
Mos dëgjoni Konicën!
Se Shqipëria s,bëhet,
Ju jeni dora e fatit,
Që do të nderoni nënën,
Ne jemi lashtësia,
Jo me histori legjendash,
Si Greqia.
Zgjohuni, ngrihuni, o të mjerë!
Kërkoni Shqipërinë e madhe,
Ne jemi një,
Në tokën tonë amtare.