Vjollca Aliu – Cikël poetik

Vjollca Aliu – Cikël poetik
CIKËL POETIK NGA VJOLLCA ALIU 
 
NËPËR DRITËHIJE

Është ndjenjë
Janë fjalë
Thurur në vargje
Në poezi
Janë nota
Qëndisur në pentagram
Është këngë
Me të bukurën melodi
S'është enigmë
Por është jetë
Që vetëm poeti
E ndien në thellësi.

SHTHURJE

Bëri çdo gjë që mundi
Fyu, përbuzi
Mashtroi, lëndoi
Flladitej nën hijen e tjetërkujt
Bënte koktej
Me djersën e vjedhur
E lotët ujëvarë
Me ndjenjat
Mbyllur në sirtar
Bëri, e çka nuk bëri?
Një ditë
Kur iu kthyen këto të bëma
U bë sikur u pendua
Por vonë
Kur ai, tashmë
Thoshte se ishte penduar
Dielli për të kishte perënduar.

MUZË

Ti je muzë e shpirtit flakërimë
Dritë e aurorës së mëngjesit tim
Muzës sate i thërras
Me zemrën tënde flas
Buzëqeshjen t'a pëlcas
Dashurinë për ty s'mund ta mas.