Ibush Reçica - Gënjeshtrat e bardha si të lejuara

Ibush Reçica - Gënjeshtrat e bardha si të lejuara
GËNJESHTRAT E BARDHA SI TË LEJUARA
(Fragment)
 
Gënjeshtrat e armikut në çdo rrethanë:
a) Në kohë lufte, për të siguaruar ekzistencën dhe dëbimin e armikut.
b) Në kohë kur je i pushtuar dhe nuk ke asnjë mundësi t’i shmangesh dhunës së tepruar, pa përdor gënjeshtrën.
c) Gënjeshtrat të natyrës së dezinformatës për të vështirsuar sundimin e armikut në tokën tënde. d) Çdo gënjeshtër tjetër që armiku ka pasoja derisa për ty janë të dobishme.
 
Gënjshtrat për mbijetesë:
a) Të sigurosh ushqim dhe ujë për të siguruar ekzistencën, qoftë dhe përmes mashtrimeve e hileve.
b) Të siguosh strehim kur kushtet atmosferike të rrezikojnë jetën.
c) Si dhe çdo gënjeshtër tjetër për të siguruar ekzistencën.
 
DISA MENDIME
(autori)
1.Gënjeshtrat e bardha qëndrojnë mbi sinqeritetin tuaj!
2. Aq sa janë arsyet e shëndosha për të gënjyer, aq janë dhe motivet që na nxisin te bëjmë atë.
3. Muri më i lartë për t’mos prishë qetësinë e fqinjit, por dhe të tjerëve është që t’mos shiqoni dhe t’mos i hapni veshët në drejtim të tyre. Ky është një civilizim që u mbron nga përgojimi dhe gënjeshtra.
4. Për gjërat që konstatoni se nuk keni nevojë t’i shihni, kthejeni shpinën!
5. Ai që nuk di në raste të caktuara të bëhet i verbër dhe i shurdhër: nuk di të ruaj vetveten, nuk mund të jetë zot shtëpie i denjë me autoritet dhe as pushtetar e udhëheqës!
6. Mashtrojeni hakmarrësin që të heq dorë nga hakmarrja, aty ku pësimet nuk janë të larta.
7. Kur pajtoni dy njerëz të armiqësuar, nëse nuk jeni të sigurtë se e vërteta është bindëse, dhe gënjeshtra nuk të lë pak mbresë të së vërtetës, nuk jeni për të pajtuar njerëz.
8.Kanë thënë urtakët tanë: “Të fortit i ipët krahu për të bërë pajtim”, por gjithmonë duhet pasur parasysh se dhe i dobëti të ndahet i kënaqur.
9.Mos pajto njerëz në gjendje të tërbuar afektoze, së pari prit dhe qetësoj gjakrat e tyre, pastaj thuaje atë që duhet thënë.
10. Po e fillove një pajtim për çfarëdo dobie personale, apo dobie të njërës palë, as e vërteta nuk të kryen punë e gënjeshtra dhe më hiq.
 
Ibush Reçica