Hasan Elshani - LETËRSIA SHQIPTARE TE SLLOVENËT
Sa i përket komponentë së parë tradita e të dy letërsitë, letërsisë shqiptare dhe Sllovene, është mjaftë e re. Kjo s'ka dyshimi, deri në një masë të caktuar zvogëlon mundësinë për ndonjë depërtim të thellë të letërsisë shqiptare të sllovenët. Por nuk mund t'i harrojmë edhe disa fakte, që flasin se njëfarë tradita prapseprapë ka ekzistuar. Sllovenët mjaft here kanë filluar të interesohen për shqiptarët.
Posaçërisht për gjuhën e tyre. Për shqiptarët dhe gjuhën e tyre qysh në shembullin e XVIII, për shembull, ka shkruar Anton Tomazh Linharti, fillestar I histori - grafisë sllovene. Në fillim të shekullit XIX gjuha shqipe e intereson edhe gramatilogun Fran Mikloshiqi bile ka shënuar disa libra për çështjen e gjuhës Shqipe. Në fillim të shekullit XX sllavisti Rajko Nahtigal ndihmoj albanologun Pekmezi me rasti e shkrimit të gramatikës deskriptive të gjuhës Shqipe. Edhe në periudhën mes dy luftërash interesimi për gjuhën shqipe të sllovenët NUK është shuar. Indoevropianisti I njohur slloven, Karel Oshtir, në mënyrë intensive merre me studimin e gjuhës shqipe, posaçërisht me gjenezën e saj.
Me këtë rast si kuriozitet dua të përmendi edhe një të dhë e cila flet për interesimin e sllovenëve për shqiptarët. Fjala është n për novelën e shkruar "Izdjstvo in sprava" - "Tradhtia dhe pajtimi" të cilën e ka shkruar shkrimtarja sllovene Josipina Turnograjsak dhe e cila është botuar në revistën " Sllovenska bella" në vitin 1851. Në mënyrë romantike është përpunuar motivi i Skënderbeut dhe luftës së tij kundër turqve. Edhe pse ky shembull është mjaft i vetmuar, meriton vëmendje, sepse tregon se interesimi për shqiptarët të Sllovenisë i ka kaluar kufijtë e interesimit për gjuhë shqipe.
Interesimi për shqiptarët, e posaçërisht për letërsinë shqipe, u shtua veçanërisht në periudhën menjWherë pas luftës së Dytë Botërore. Të përmendim vetëm një emër. Ky ishte gazetari i njohur Drago Koshmërl.
Fatkeqësisht, e tëra kjo traditë dhe i tëri ky interesim për shqiptarët, gjuhën dhe kulturën nuk ka mund të vijë në shprehje për shkak të mungesës së komponentës së dytë, pra për shkak të mungesës së njohësve të gjuhës së gjallë dhe mungesës së përkthyeseve. Sepse vetëm përkthimet e veprave të ndonjë letërsie janë fakt se kjo letërsi ka depërtuar në vetëdijen e popullit që e pranon atë. Kjo , mungesë e njohësve të gjuhës shqipe, sigurisht është pika me e dobët në marrëdhëniet shqiptaro - sllovene. Nëse shŇrbehemi me fakte që na ofron " Sllvenski leksikon novejshega prevajanja " - Leksikoni Slloven i përkthimeve të reja ", i cili ka dalur nga botimi dhe në të cilën gjenden dhe të dhënat se nga cilat gjuhë përkthejnë më shumë se 2500 përkthyes, të cilët kanë përkthyer gjatë kohës së pasluftës , këtu mund të vërtetohemi se drejtpërsedrejti nga gjuha shqipe ka përkthyer vetëm një përkthyes, e ka vdekur në vitin 1963!
Është interesant e dhëna se në librin reprezentues "Shqiptarët", i cili para disa kohësh doli nga shtypi në Lubjanë dhe, siç kujtohet, nxiti mjaft polemika krahas dëshirës së madhe që ky libër të jetë sa më komplet, sa më informativ, në të nuk ka kapitull për letërsinë shqiptare. Kjo, s'ka dyshim, flet edhe për atë, se te sllovenët nuk ka ekspert që mund të shkruajë për këtë problem. Ose shkaqet janë të tjera?
Dhe tani nëse ekziston një gjendje e tillë, nëse nuk ka njerëz që do të përkthenin dhe do të shkruanin për lehtësinë shqiptare, atëherë si të njihen sllovenët me këtë letërsi? A thua kjo do të thotë se ata nuk e njohin fare këtë letërsi? Gjendja nuk është tragjike! Po mundohemi në të gjitha mënyrat. Kryesorja është gjithsesi që të përkthejmë me ndihën e gjuhës ndërmjetësuese. Kështu, për shembull romani "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" i Ismail Kadaresë është përkthyer nga gjuha frënge. Shumica e poezive, që janë botuar në revista e libra të ndryshme, e bile edhe në disa përmbledhje, janë përkthyer nga gjuha serbokroate . Këtu u botua edhe antologjia e poezisë së shqiptarëve" Gjakimet për diellin "Slla po soncu" në të cilën janë prezantuar 25 poet ë me afro 250 poezi. Të themi se përkthimet janë të nënshkruara nga poetët më të mëdhenj siç janë: Janez Menart, Ivan Minat, Tone Pavçek, Severin Shali, CIiril Zlobec etj.
Kështu tani jemi në komponentë mjaftë të rëndësishme, të vetëinciativave. Në rastin e letërsisë shqiptare te sllovenët mu kjo komponetë ka qenë vendimtare. Interesimi i shqiptarëve që njohja e letërsisë të zgjerohet dhe në mesin e sllovenëve, ishte aq i madh, sa që u desh të ketë sukses. Dëshira që krahas mosnjohjes së gjuhës, të mundësohet përkthimi, angazhimi i disa poetëve për përkthime. Edhe pse kemi ca poezi të përkthyera bukfalisht, gjerësisht të sakta që ua mundësoi poetëve sllovenë të krijojnë dhe të rikëndojnë. Me këtë rast nuk duhet harruar edhe punën e madhe të që u investua në këtë punë. sido që të jetë, e gjithë kjo punë e shpagua. Tani sllovenët mund të thonë se e njohin mirë poezinë e shqiptarëve të Kosovës ,por jo edhe të Shqipërisë.
A do të thotë se mund te jemi të kënaqur? Mund të jemi por nuk duhet te ngelemi këtu, sepse të gjitha këtyre sukseseve mund t'u bëhen vërejtje. E para është se vetiniciativa tek ne shqiptarët është egoiste. Sepse këtu është prezantuar vetëm letërsia ose vetëm poezia e shqiptarëve të Kosovës, jo edhe ajo e Shqipërisë.
Vërejtja e dytë ka të bëjë tregimin e vjetër për njeriun, krijuesi i cili ushqeu një kohë të gjatë me peshq. U desh të kalojë një kohë e gjatë derisa bamirësi e ndihmoj të peshkojë vetë.
Njeriu nga mundësitë reale e shoh hapjen e vendit të lektorit të gjuhës shqipe në Universitetin e Lubjanës. Nëse është gjetur vend për lektorë të disa gjuhëve që janë mjaftë ekzotike, pse mos te jetë edhe shqipja, mendoj se është e pa mundshme te mos gjendet një vend për lektorin në gjuhën shqipe. Për të arrit këtë qëllim kërkohet bisedime mesë ministrive te dy shteteve të arsimit. Edhe pse dihet që shqiptarët me kënaqësi mësojnë gjuhet e huaja dhe atë sllovene, nuk do të ishte keq që fëmijë tonë tu ipet mundësia që gjuhën e nënës të mësojnë dhe studion në gjuhën shqipe. Në këtë edhe sllovenët do kishin dobi me zgjidhjen e këtij problemi. Mendoj se duhet bisedua ne ketë drejtim numri i shqiptarëve nga dita në ditë po rritet në slloveni tani po lind gjenerata e tretë këtu, në mungesën e mundësisë për të mësuar në gjuhen amë. duhet tentuar të ndërpritet tradita dhe sa më parë të zgjerojmë rrjetin e njohësve të gjuhëve dhe te shtojmë me vetiniciativë dhe mundësinë për bashkëpunim, Unë jetoj mbi 50 vite ,e di se sllovenet janë të gatshëm për bashkëpunim, shpresoj në një të ardhme të shpejt të shikojmë me optimizëm më të madh fatin e letërsisë shqiptare te Sllovenet.