Skënder Karaçica, Letërsi

Skënder Karaçica, Letërsi
LETËRSI
Shkrimtarët kur flasin për vdekjen
Të gjithë shkrimtarët botërorë dhe shqiptarë, kanë shkruar në botën e letërsisë për vdekjen. Në një kohë, shkrimtarit Ismail Kadare, i është bër pyetja :Ju tremb ikja e viteve dhe vdekja?
Shkrimtari është përgjigjur se e kam përfytyruar në mënyrë krejt të lehtë e pa dramacitet. Nuk më tremb, thoshte I.Kadare. vdekja bën pjesë te jeta e shkrimtarit, është e pandarë dhe është e kuptueshme, nuk  është figurë artistike, është jeta  jote pa praninë  tënde në botë, që shumica e njerëzve nuk e kanë .Ka një aleancë të letërsisë  me vdekjen  në jetë, në ndërhyrjen e tyre.
Serbia është një vejushë e keqe
Shkrimtari Ismail Kadare ishte i lidhur me frymën e Kosovës dhe të shqiptarëve të ndarë në orët e padrejtësive historike. Në shkrimet e tij shkrimtari i përmasave evropiane, pati shkruar e ka folur hapur për mitin e serbëve për Kosovën...
Këtë mit ata e kanë ndërtuar për të keqën e tyre, duke e quajtur  vetën të ndarë nga Kosova, pohon I.Kadare. Duhet të futemi në kokën e tyre për ta kuptuar këtë mit dhe, në kokën e tyre Serbia është një vejushë fatkeqe, që ka humbur, o bijën e saj Kosovën, o zemrën  e saj, Kosovën.
________________
 Skënder Karaçica,  Executive Director
Albanian-American Association of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394  | Email: 
[email protected]