TI QËNDRO NË KËSHTJELLË
Kalldrëme, murana ngrite me premtime
Kështjellë gënjeshtrash, ngjitja jote.
Shkallët e ngjitjes sate, janë të ndryshkura
do të biesh shpejt nga lart...
Llumi i mëkateve do ta ngjyrosë mëkatin tënd.
Shembe shumë murana me të njëjtin refren
Por... nuk pranova të jem Rozafë
E kështjellës së stëmbushur me mëkate
Aty do të jesh ti, i zinxhirosur
Në prangat e vuajtjeve
Ato i shkaktove çdokënd vetë
Tani vetë vuaje dënimin, koha fluturon
Ti qëndro në kështjellë, i murosur në mëkate
I ngjyrosur me gënjeshtra, zogjtë ikin nga kthetrat tua grabitqarë
Ti Brut i kohës së perënduar.