TAKIM BASHKËATDHETARËSH NË FSHATIN MAREC

TAKIM BASHKËATDHETARËSH NË FSHATIN MAREC

TAKIM BASHKËATDHETARËSH NË FSHATIN MAREC

Shkruan Ali Berisha

Ditë e diele, ditë pushimi, ditë këndelljeje, ditë përqafimi në Fushën e Pajtimit në Marec. Nuk di kush e organizoi takimin e frymës se mirësisë, por pash lumë veturash, lumë njerëzish, tenda të mbushura përplot. Ne një kënd të ekspozuara libra për libërdashësit, në këndin tjetër trashëgimi etnografike. Ne atë Fushë jehoi çiftelia, kënga, dikush edhe vallëzoi. Ajo më e bukura, më e ngrohta takimi i vendoreve qe kaherë s'ishin parë dhe me këtë rast i kthehej shpina çiftelisë e këngës dhe në përqafim plaste malli, malli për njëri-tjetrin, malli për vendlindjen kreshnike. Të rriturit me të rritur e të vegjlit me të vegjlit. Thashë me vete: Bukuria e këtyre bjeshkëve i bën më të bukur këta njerëz që vinin nga mërgata, nga vendbanime të tjera dhe shkyenin sytë në tokën e tyre lënë djerrë, shkyenin veshët duke dëgjuar tingëllimën e çiftelisë dhe ndonjë këngë të sorkadheve qe i kishte ushqyer dikur ky vend. Kështu i lash, pra në përqafim, ne ndarje dertesh, qe me bijtë e mi të kthehem në shtëpi. Kam shpresë qe Fusha e Pajtimit vitin tjetër të shkëlqejë edhe më shumë se sot...