Fjolla Muhaxhiri Agusholli - E NDALA DHIMBJEN QË MË THERRI

Fjolla Muhaxhiri Agusholli - E NDALA DHIMBJEN QË MË THERRI

Fjolla Muhaxhiri Agusholli

 

E NDALA DHIMBJEN QË MË THERRI

Qershor 2004, atë mbrëmje të një të Diele të fundit Qershori çdo gjë përreth nesh e fillonte një jetë, madje edhe xixëllonjat luftonin për mbijetesën e tyre.
E që Noa më priste poshtë pallatit tim derisa unë të bëjë përgatitjen e fundit para se të dalim në një parti që ishim të ftuara, ndjenja shpirtërore më thoshte që atë natë unë me doemos më duhet të ngjaja si një e përhitur sepse atje në atë natë do e shijoi nektarin që ndër vite e kërkoja, atë natë do ta ndaloi dhimbjen që me kohë, ditë, muaj dhe vite ma kishte hijezuar dhe vrarë me raste brishtësinë vajzërore e deri te ajo e asaj nate femërore, por deri aty e kishte ajo dhimbje sepse që atë natë ajo morri fund dhe nuk do lejoi të ndodhë ndryshe, bukur, thashë me vete përderisa e shikoja vetën në pasqyrën e paradhomës në hollin e shtëpisë.
Telefoni i Noes tingëllonte pa ndal dhe si jo rrallë herë Noa që nuk i bëhej shumë vonë se kush mund të ishte dhe kujt do ti ketë ra në mend për atë? Apoooo ndoshta edhe për të dyja ne? Me shumë hamendje por edhe me shumë kureshtje për telefonatën që Noa e merrte si të mirëqenë mora çantën në dorë, çelësat e makinës si dhe sandalet që sapo i kisha marrë si dhuratë nga një mike e dashur, dolëm nga shtëpia dhe u nisëm me makinë drejt qytetit e Noa ishte ajo që e lëshoi radion e makinës për të ndëgjuar melodinë e Pianos që e shoqëronte këngën e Kataleas, e që kjo këngë na kishte shumë kohë dhe ditë që na shoqëronte sepse në njëfarë mënyre na ishte bërë ilaç i shpirtit tonë, deri sa kënga mbaroi ne veçse arritëm aty ku edhe ishim nisur, ora ishte 22 dhe ca turma të rinjsh duke i pritur shoqërueset e tyre që ende nuk kishin arritur, sa bukur që ishte? ata ca buzëqeshnin, e ca ishin në emocion të takimit të tyre të parë, ca e prisnin çastin magjik që do e marrin por edhe do ta dhurojnë puthjen e parë, e ca tjerë prisnin që të vinte ai apo ajo, fundja të gjithë ishin të rinjë, sa bukur që ngjante sepse në rini çdo gjë lejohet dhe dashurisht edhe jetohet, e në mesin e tyre të vetmet që as nuk na priste ai, por që as që e prisnim ne atë ishim unë dhe Noa dhe pse edhe unë e Noa ishim të reja por thënë të drejtën pak sa çapkëne dhe lozonjare, unë në atë çast buzëqesha me veprimet e Noes së dashur kur ajo më thoshte Kejsi e shikon? Vetëm ne të dyja sonte jemi të lira sikur zogjtë apo jo? Ja plasëm të qeshurës të dyja dhe u nisëm drejt portës që të futemi brenda në atë parti.
Por pikërisht ajo portë kur u hapë dhe ne u gjendëm brenda në Garden Voo, pikërisht mu aty më rrethoi harku i robërimit të zemrës dhe ai zogu i lirë iku nga unë sepse atë e robëroi ai shkëlqim i syrit të shkruar, u ndala në çast, u shtanga mrekullisht, e hutuar ashtu verbërisht nga bukuria buzëqesha sikur të mos isha unë, unë vetja ime e pamposhtur Kejsi, përderisa Noa e marra ishte duke më shikuar por edhe duke u tallur me mua, unë e kthej shikimin tek ajo dhe e pyes, çfarë ke moj e marrë? Noa përse qeshë? E Noa që ja plasi me të madhe të qeshurës, falë zotit që ajo nuk ndëgjohej nga zëri i lartë i muzikës, mu afrua afër duke më thënë, Kejsi? Nuk është ferr kjo sepse ti më le zogë të vetëm, më nuk jemi zogj të lirë sepse ti më ike, mu largove, fluturove drejtë atij kafazi të quajtur Kaon, kuptohej ajo po tallej me mua, e marrë i thashë unë mos spekulo kot së koti, ëhëëë mos spekulo, unë po bëjë spekulime, auuuu, e dashur mos fillo ti tani me bla, bla, bla, bravooo Kejsi, të lumtë më thoshte Noa duke buzëqeshë me të madhe, more shoqe e dashur a nuk e vëren fare? Ti me ta parë atë ndryshove e tëra e për çfarë spekulimi po flet ti budallaqe, pusho e marrë i thoja unë, por ishte e kot.
Ashtu duke buzëqeshur ajo shkoi që të marrë diçka për të pirë për të dyja ne dhe unë për ca çaste ngela e vetme aty, por në fakt nuk më lanë të mbetëm e vetme sepse prapa krahëve të mi ndëgjova një zë, e me ta kthyer kokën unë prapë më robëroi shkëlqimi i po atyre syve të shkruar, o zot thash me vete, po ky ishte aiii? Po, po, ky është ai quni që e takuam tek hyrja, si je? Më pyeti ai, mirë, ja ktheva unë, më falë a njihemi ne të dy nga dikund? E pyeta unë, ah, jo, më falë sepse është faji im që nuk tu prezantova, emri im është Kaon, po ju? Si quheni? Më pyeti ai, ah, më falë se edhe unë nuk ta thashë emrin tim unë quhem Kejsi, më bëhet qejfi që u njoftuam më tha ai, sa emër i bukur, ashtu si edhe vet ju, më tha ai, faleminderit për kompliment, i fola unë dhe harku i robërimit të zemrës më kishte rrethuar të tërën, sa kaq sa zgjati ajo njohje e shikoi Noan teksa po afrohet me gota në duar por ajo nuk i mbante dy gota por ajo i kishte tri sosh në duar e që kuptohej që e treta ishte për sy bukurin Kaon.
Tashmë kishte kaluar gjysmë ore bisedë dhe shkëmbim fjalësh në mes ne të tre dhe dikush nisi të flasë në mikrofon, për një moment ndëgjoja përshëndetjen dhe dedikimin e një kënge me emrin tim, kënga filloi dhe titullohej më lejo të bëhem ëndrra jote, unë mbeta e shtangur dhe shikoja Noan që kërcente dhe me një shenjë më thoshte që ta ktheja kokën drejtë Kaonit, unë nga habija nuk e kisha vënë re që Kaoni ishte ai që e kishte bërë atë dedikim për mua dhe që kishte shtrirë duart e tij dhe më lutej që të kërceja me të.
Në atë çast e kuptova se në atë natë fati dhe pena e lashtë na kishte shkruar që unë dhe Kaoni ti ndalonim dhimbjen që me vite na kishte therur dhe ta lejonim që të jemi ëndrra që deri atë natë nuk ishte bërë realitet, unë atë natë hyra brenda gjelbërimit të syve të tij, por edhe ai hyri në gjakun e damarëve të zemrës time, pikërisht ajo natë Qershori ma ndaloi dhimbjen duke e ndezur një flakë të zjarrtë që asnjëherë më nuk u shua e që edhe sot e kësaj dite e mbanë emrin Engjëlli i Zjarrte.
Unë kështu desha, por edhe ai deshi ashtu njëjtë, që të dy kështu deshëm ne, po pra, ne dëshiruam që nga ajo natë dhimbjen ta kthenim në dashuri dhe për këtë arsye admirohen engjëjt që edhe sot e kësaj dite flitet sikur të ishin mite dhe legjenda përrallore, si psh engjëlli i zjarrit të asaj nate.