SERBIA E DI SE KU NDODHET SECILI I ZHDUKUR I KOSOVËS
Shekujt para nesh ishin dëshmitarë, të vuajtjeve dhe trishtimit për një komb të lashtë që asnjëherë nuk iu dorëzua skllavërisë në vendin e vet. Shekulli XX nën kërcënimin e hijeve të djallit, po merrte shpirtra, ëndrra, dëshira dhe dashuri, në tokën që zotat ia falën etërve tanë ilirë.
Politikani shqiptar zt.Jahja Lluka, kohë më parë ka thënë se kërkimet për personat e pagjetur në disa lokacione nuk kanë dhënë rezultat. Lluka, në një emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se janë gërmuar pesë lokacione për persona të pagjetur. “Një radar tokësor ka bërë incizime në Kosovë dhe Serbi. Ato rezultate tanimë i kemi dhe ka pasur disa anomali në vende të ndryshme. Ne kemi gërmuar në dy vende në Kishnicë, por mund të them se nuk kemi pasur ndonjë rezultat pozitiv. Radari i tregon vetëm anomalitë e shtresave tokësore, por nuk mund të gjejë ndonjë varrezë masive”. Koordinatori për Personat e Pagjetur në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se janë të urdhëruar nga prokurorët për krime të luftës që aty ku ka dyshime të bëhen gërmime. Ai ka thënë se buxheti nuk ka munguar asnjëherë për kërkime të tilla. Lluka ka përmendur edhe shumat që Kryeministri në largim ka ndarë për shoqatat e personave të pagjetur. ...." janë ndarë nga pesë mijë për 24 shoqatat që merren me personat e zhdukur. Këto mjete janë ndarë për funksionimin e shoqatave, për arsye se kanë qenë në gjendje shumë të vështirë. Me këto mjete ata do të kenë gjërat elementare për ndonjë zyre, telefon apo edhe ndonjë udhëtim, pasi deri më tani kanë funksionuar me mjete vetanake" Lluka patë thënë se Serbia nuk po zbaton marrëveshjet e nënshkruara për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. “Serbia për çdo njeri tonin të zhdukur e di ku gjendet, sepse ushtria dhe policia asnjë krim nuk e kanë bërë pa planifikuar. Plani ka qenë që të bëhen krimet e më pas të asgjësohen argumenteve”, tha ndër të tjera Jahja Lluka. Që nga pranvera e vitit 1999, e cila në vend të fushave me blerim, mbolli tokën me gjak e në atë pranverë nuk erdhën zogjtë shtegtarë, por shtegtar nën hirin e dhimbjes e trishtimit ishin shqiptarët që po largoheshin nga fati i trishtë, nën kërcënimin e orës së humbur, ku koha dhe historia sikur po i gëlltiste. Fusha e Mejës mblodhi 376 shpirtra të cilët po vriteshin pamëshirshëm nga dora e hasmit barbar, për “fajin” pse ishin shqiptarë, tha politikani Jahja Lluka. Ai ka thënë se Kosova duhet ta krijojë edhe një Gjykatë speciale për gjenocidin serb dhe krimet e luftës. “Duhet të krijohet një Gjykatë Speciale për krimet e luftës në Kosovë. Ne tani e kemi një Gjykatë ndërkombëtare që e miratoj Kuvendi, e cila është me prokurorë dhe gjyqtarë ndërkombëtarë, që të akuzuarit, dëshmitarët janë kosovarë. Kjo Gjykatë është kundër krimeve të pretenduara të UÇK-së. Ndërsa neve na duhet një Gjykatë Speciale për krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë, dhe që ka për objekt ata paramilitarët e Serbisë, e po ashtu ku Kosova përmes Interpolit duhet të kërkoj që t’i ekstradoj dhe t’i dënoj në Kosovë. Gjithashtu Kosova mund të paraqes kërkesë të bëhet një gjykatë ndërkombëtare për këto krime, dhe gjenocidin e Serbisë, sepse Gjykata e Hagës nuk ia arriti me sukses t’i dënoj një numër të vogël të personave, duke mos dënuar as Millosheviqin”, është shprehur ai. Ndryshe sot anëtarët e komisionit ad hoc për hartimin e projekt-rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, janë pajtuar që rezolutës t’i bashkëngjitet edhe lista e masakrave të kryera nga forcat serbe në Kosovë.
Orfeu