Farzaneh Dorri (Përktheu: Angela Kosta)

Farzaneh Dorri (Përktheu: Angela Kosta)
FARZANEH DORRI - DANIMARKË 
 
Farzaneh Dorri ka lindur në Iran dhe nga viti 1985 banon në Kopenhagen. 
Farzaneh është diplomuar në MA nga Universiteti Roskilde. Në 16 vitet e fundit, me profesionin e saj, Farzaneh ka qenë bashkë-manaxhere. Para kësaj ajo u trajnua në shkencat sociale dhe daneze si gjuhë e dytë ose e huaj.  
Farzaneh ka botuar pesë libra me poezi: tre në persisht dhe dy në danisht. 
Nga pasioni i saj për poezinë, ajo zbuloi pasionin për gjuhët e huaja, ndaj filloi të përkthente literaturë nga fillimi i viteve 1990. Përkthimet e saj të poezisë daneze janë botuar në persisht në revistën kulturore persiane - daneze Wazheh (=Fjala). Si përkthyese, ajo përkthen midis anglishtes dhe persishtes, danezes dhe persishtes, persishtes dhe danezes, anglishtes dhe danezes si dhe ka përkthyer disa poezi nga norvegjishtja dhe suedishtja në persisht. 
 
KRYQËZIMI I ARTIT DHE HISTORISË
 
Një vend
në kryqëzimin 
e artit dhe historisë
ku rëra e kohës
kurrë nuk pushon së valëzuari
dhe jeta shfaqet
në çdo dritare 
për të lulëzuar
e teksa historitë larg lundrojnë 
në majë të kreshtës së curlingit
dallgë ndryshimi.
 
TË JESH POET 
 
Jetë mundimesh
udhë të shumë niveleve
një shkrimtar 
me një mijë e një stilolapsa
një Zot 
me një zemër humane.
mendime sterile
fjalë të thara
një artist me gishtin e madh gjelbërues 
një kopshtar me shpirt shiu.
 
TOKA E SHKRETË 
 
Fjalë të pëshpëritura,
bien dhe mblidhen,
si shiu,
në çarjet dhe të krisurat
e një mendjeje të tharë;
shumë pak: 
përhumben në pluhur
si një përkëdhelje nxitimthi
shumë: 
gërryejnë tokën e plasaritur
në një përmbytje të dëshpëruar.
E lodhur 
nga thatësira dhe vërshimet,
kjo tokë e shkretë pret
përballimin delikat
të pranverës.
 
DUKE LUNDRUAR NË DETIN E DASHURISË 
 
Duart e ngathëta të kohës
shfaqin vetëm Orën e saktë
gjilpëra e kotë e busullës
e tregon vetëm këtu drejtimin 
edhe harta
është zhdukur. 
me erën.
 
Përktheu: Angela Kosta Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese