HIRSHËM PROJEKTOHET ÇDO DASHUNI
Jo! Nuk jam skuplturë e derdhun n'ar
Nuk jam bij e diellit, as e hanës
Të diellt kam shpirtin, rrezear
Dritë netve t'errta, mes qiellit dhe tokes
Nuk jam e bukura Helenë e Trojes
As mbretnesha Teutë
Jam bije malsie, cikë e Tropojës
Gishtat luej kaq bukur, n 'çifteli e lahut
Kur bahet fjala, për ty atdhe
Oh si brof n 'kamb, me shtatin bajrak
Me t'dasht ty, nuk mjafton nji jetë
Shqipninë tëme, kam babë e nanë
Ma t'madhen dashni,fe pëmbi fe
Nuk mundem me t'dhan kurrë, sa ke hak
Si kmish veshun trupit, ngjesh si xhamadan
Kam amanetin e t'ranve ,t'parve tanë
Hej,nuk jam un demagoge e smurë
As hipokrite q'i hedh fjalë e lulka kot m 'kot
Nuk përbehem as mburrem, për politik e parti
Un shpirtin kam ngul, palcës t'ksaaj toke
Zemren kam ngjyrue,në t' kuqin flamurë
Nuk jam trimnesh, si Shote Galica
Edhe pse krahnorin rrah me krenari
Kangt ma t 'bukura q'i i kndohen ktij trolli
Kangëroj hijshëm si njihere e nji kohë
I kndojke e madhja Fatime Sokoli
Zanin thik bjeshkve, n'lugina me borë
Andrrash m' vijn përnatë, njato vargmale
I përshendes shpirtshëm,ua baj me dorë
Ej vendthe t’bekueme, me njerz t'mirë
Trima malsorë
Ju paça relike, dritë syvet' mij
Ju m'dhat jetë, nga palc e trupit
Saherë vij prehnit shkrehem dashunisht...
Zvoglohem bash sikur fëmij
E lazdrueme lypi me ushqye, gjinjve t'nanës
Dashni e saj bash si prej Zoti
Njatij zhguallit t' artê, oazë e mjalt
Ku dhimbjet shuhen e pritë ban loti
E hirshëm projektohet çdo dashuni!