MALLKIMI I NËNËS
Një nënë mbetur kërcure,
Lëshoi të gjitha rrufetë.
Nëse do ketë Zot vërtetë,
Më trego ku i kam djemtë?!
Kush m’i hoqi mua nga gjiri,
Kush m’i mori mua nga preri?
Si e harruan dashurinë
Edhe nuk i mbuloi dheri!
Muarrë zuskat e rrospitë,
Dhe harruatë nënën tuaj.
Kush u ushqeu e rriti,
O mos u zëntë ky muaj!
O njerëz që keni sy,
Po u lë një amanet.
Kur të më shpini në varre,
Mos i lini të vijnë djemtë!
Dua ta kem varrin të pastër,
Asnjë prej djemve mos vijë.
As lule të mos më sjellin,
Lulet e tyre më ndyjnë!
Pranë varrit më vini qenë,
Se me qenin kam jetuar.
Djemtë që u dhashë gjirin,
Dhe pa plumba më kanë vrarë!
Ju që më braktistë mua,
E më latë me merak,
Ma marçin hakun të pjellët,
Mos u rëntë bukë në bark!
Nëna nuk i mallkon djemtë,
Po ju nuk më njohtë për nënë.
Se sytë që u hapa unë,
Fyryfyçkat ua kanë zënë!
Enver Cakaj, Çorovodë - Skrapar