Pjesa e parë
DONI TE JETONI, RRESHTOHUNI PAS MEJE!
Jeta është si një rrugë që e ka një fund. Në doni të arrini në finish armatosuni moralisht, se ajo ka malore, ka dishezë e baltë. Mos e kthe kokën prapa që të shpresosh nga të tjerët, dhe mos thoni u lodha, se më shumë nga rruga të lodh shtrati. Llogariteni ta përballoni vetë jetën tuaj! Atëherë do mësoni rrezikun që vjen nga shtrati. Ai të gllabëron e s’të lëshon kurrë!? Mos u mashtroni pas tij! Nuk e them ta provoni, se e kam provuar unë 27 vjet me radhë!? Pa e kuptuar rashe mbi të, dhe mezi i shpëtova pas një lufte tepër të gjatë. Lëvizja është jetë! Po lipset të mësoni edhe për të ecur se mund të gremiseni në mes të asfaltit. A e dini se njeriu duke ndenjur pret vetëm vdekjen! E dini ju s a herë vdes njeriu?! Nuk është pyetje aq e lehtë sa mendohet?! Është e vërtet se njeriu ka vetëm një lindje e një vdekje. Shumë herë nuk e kuptojmë që nga pakujdesia vetëvdesim e na vdesin disa herë!
Ju lutem më lexoni e dëgjoni me kujdes!
Unë që shkruaj këto rreshta, nuk jam më i mençur, por më i vuajturi i të vuajturëve!...Nëse nuk vetëvdiqa, kanë dashur të më vdisnin ata që e kishin detyrë të mbrojnë jetën njerëzore. Të mjekosh duke bërë prova, do të thotë të vdesësh. Mua më ka zënë breshëri dhe nata në mes të rrugës, dhe nuk jam kthyer prapa, por më shumë më ka zënë pritë një sëmundje që quhet Hodgkin, por emrin e vërtetë e ka vdekje. Ju ka rastisur të luftoni me vdekjen i vetëm? Më mire mos e provoni, po luftoni kundër çdo kundërshtari që u cenon shëndetin. Nuk dua të bëhem Belul, por as të abuzoj me një farë modestie të tepruar që të bën të harrosh dhe veten. Fjala është për jetën. E mbrojmë apo e shpërdorojmë atë?
Fatkeqësisht në shumicën e rasteve, ne vetësëmuremi e vetëvdesim më shumë, se sa na vdesin të tjerët!? Të këqijat i kemi brenda vetes, por ne bëjmë sikur nuk i shikojmë. Ke një siklet në trup dhe nuk e përfill, por në të vërtet pot ë cenohet jeta. Presim sa të keqësohet gjendja shëndetësore, saqë edhe mjeku nuk di si të veprojë kur paraqitemi aty?! E di, që alkooli dhe duhani të rrezikon jetën, por pse nuk largohesh prej tij? Pse kjo këmngulje për të vdekur? Pse nuk lufton për të zgjatur jetën!?
E kam para syve një vajzë në moshën e saj, shtruar në klinikën ortopedike në Tiranë. Nga pakujdesia e mësuesit dhe nga vetvetja, u aksidentua duke kaluar kaluçin në orën e fizkulturës në shkollë. Kishte thyer kolonën vertebrale dhe ajo ishte e tëra në allçi. Kishte muaj që luftonte me dhimbjet aty në shtrat ,e po vdiste çdo ditë nga pak.Sa herë kaloja pranë dhomës të saj, e gjeja duke qarë. Nuk ishte e lehtë të kaloje e të mbërtheheshe pas shtratit në atë mosh. Ajo gjeti vetë një zgjidhje: Edhe atje në shtrat nisi të merrej me lexime librash dhe punë dore! Që atëherë nuk pashë lot në sytë e saj. Një ditë, ajo doli nga spitali dhe kur e shikoja nëpër rrugët e Tiranës; më dukej sikur nuk ecte, por fluturonte!
Në tërë ato vite nëpër spitale kam parë tipa të çuditshëm të sëmurësh, që qepen pas shtratit spitalor dhe bëhen sit ë vdekur. Mbase ,pa kuptuar ata i bëjnë shtrat sëmundjes dhe vdekjes. Në onkologji, ku u bë shtëpia ime, kisha një shok që kishte të njëjtën sëmundje me mua. Në dhomën time vinin shumë e pyesnin, se si jetoja kaq vite me atë sëmundje në trup!?Më shumë vinte shoku im, thuajse çdo dy orë, i cilimë pyeste: ’’Pa na thuaj ndonjë fjalë, si do të bëjmë? ...Dhe unë i përsërisja të njëjtën gjë:-‘’Jetën e kemi në dorë ne, ajo s’duhet shpërdoruar se na ikën!....Mos e prano vdekjen....Ai ikte duke qarë e vinte përsëri me lot në faqe...!
Më në fund i them troç:
-Kështu si qahesh ti dhe unë, do të vdesim, s’ka rrugë tjetër! Ai nisi ulërimën: ’’Si o të vdesim?! Unë atë djalë që kam....Që të mos u lodhim me atë thënie e stërthënje të njëri-tjetrit, ai njeri, për të cilin kam edhe tani dhimbje, nuk diti ta mbronte jetën dhe vdiq shpejt. Ai njeri nuk lëvizi nga shtrati, por unë jam kundra mbylljes të çdo moshe, se ajo është një fare vetëburgimi. I sëmuri mund të pranojë mbyllje të përkohshme, por jo përjetësinë e saj.
As kapitullimi, që unë i kam provuar të gjitha, u këshilloj që të të mos bashkoheni as me sëmundjen, por as dhe me shtratin. Por edhe me mjekun sharlatan. Se unë kam vuajtur më shumë nga mjekë të tillë, sa sëmundja vdekjeprurëse. Në të gjithë kohën e qëndrimit në spital më ka ndihmuar kjo këshillë e një mjeku të vjetër Arab: ’’Ne jemi tre, unë,ti dhe sëmundja. Nëse ti do të vish me mua, ne të dy do ta mposhtim sëmundjen. Nëse ti nuk vjen me mua, unë nuk kam fuqi t’u mposht të dyve!’’ Këto nuk i them për mburrje, por unë kam luftuar kundër të dyve dhe munda të jetoj. Se sie kam bërë këtë luftë 27 vjeçare, e kam shprehur gjerësisht e imtësisht në librin që kam shkruar për jetën time me titull: ’’A vdes vdekja?’’.
Nuk dua të bëj reklamë, por këtë libër duhet ta ketë çdo familje në shtëpi. Nëse ndokush do të mëshirojë të më sponsorizojë atë libër, e unë do ta dhuroj falas, fillimisht do tua dhuroj të sëmurëve në onkologji dhe hematologji. Po shkurtimisht do t’u them, se kur diktova që mjekët po bënin eksperimente me mua, i refuzova të gjitha analizat e mjekimet. Kam patur caste që nuk ngrihesha dot nga shtrati, por kur shikoja nga dritarja që lëviznin gjethet e pemëve, zogjtë, makinat, njerëzit...lëvizja dhe unë brenda shtratit, paçka se ngela. Zvarritesha pas murit për të braktisur shtratin, bija e ngrihesha sërish duke mos pranuar njeri të më ngrinte. Shtrati është për të fjetur, jo për të jetuar! I sëmuri është opozitar me sëmundjen, dhe bën aq sa mund të bëjë. Nëse nuk lëviz dot gjithë trupin, lëviz këmbët, duart,sytë, jo të jepesh komplet e të shtangesh.
(nesër vazhdimi - pjesa -II-)