Vjollca Aliu - Poezi
Për një puthje që s'u dha
Për një fjalë që s'u tha
Mbeti një zog i vrarë
Si lulja pa ujë u tha.
Pranvera erdhi pa diell
Fushat nuk gjelbëruan
Lumi nuk gurgulloi më
As lulevjollcat nuk lulëzuan.
Qiellit i humbi kaltërsia
Hëna del si e vrarë
Ylberit i humbën ngjyrat
Asgjë s'është si më parë.
Jeta ka thyerje të shumta
Siç thehet dhe rrezja e dritës
Nga ikja e zogut në pakthim
Venitet zemra e çikës.
Kujtimet mbesin e s'vdesin
Vitet shtohen, malli dhe më shumë
Mes një kopshti dy zogj shtrirë
Të përqafuar bënin gjumë.