SABINA DAROVA
HAIKU
Nga pema nënë
bien mollë e gjethe larg,
si të panjohura.
***
Në bebëzen e syrit,
kujtimi i puthjes,
tretur pa ngjyrë.
***
Ndërsa përgjumesh
Mbi shpinë të vijëzoj
një filiz peme.
***
Hollohen pemët.
Petët nën hënë,
shërbetosen.
***
Ndërrojnë forma
lartësitë.
Sipas këndvështrimit.
***
Këpucët e mia
Gjurmë lenë,
Gjurmë mbledhin.
***
Një tjetër ty,
Ndërsa gjethet bien.
Lakohet pranë librave.
***
Kuqëlojnë shegët.
Vesa dhe lëngu,
Mpleksen mëngjeseve.
***
Hëna në vjeshtë,
Një cigaare e ndezur
Pa tym…
***
Dhimbja e zemërimit
Pas brirësh lidhet fort.
Nuk fryn as erë.
***
Çarçafëve të nderur
Qielli jua njeh
Ëndrrën e mbrëmjes.
***
Në rërën e harresës
fshihen dhe
Qelqet e reve
***
Mbulesë vjeshte
Mbi stola në lulishte.
Këpucët e të moshuarit nuk binden.
***
Gjethet me erën
marrosen.
Të zhveshura përgjumen trungjet.
***
Pranë një peme
loton i mardhur dreri.
Prag dimri.
Përgatiti për botim Angela Kosta