NEZI PLAKU VELAJ - TIRANË
Nezi Plaku Velaj ka lindur në Konispol (Sarandë), por aktualisht jeton në Tiranë.
Profesioni i saj është juriste dhe avokate.
Ka punuar në Ministrinë e Punës Çështjeve Sociale dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave e gjithashtu, ka ushtruar profesionin si avokate në gjykatë për pak vite. Është shkëputur prej kësaj license për arsye se përbënte konflikt interesi me pozicionin e punës që ushtronte.
Për një kohë ka punuar si ideatore dhe modetarore e emisionit “Personalitete” në RTSH dhe NTV.
Deri tani ka botuar 3 vëllime me poezi dhe ka në dorë një volum me poema, një vëllim me poezi dhe një volum në prozë, formë “Rrugëtimi jetësor”. Me poezitë e saj ka marrë pjesë në disa antologji, si brenda dhe jashtë vendit.
Vargjet e saj kanë zënë një vend të konsiderueshëm në faqet e shumë gazetave dhe revistave prestigjioze, si në nivel kombër po ashtu ehe ndërkombëtar.
Pjesëmarrëse në Festivalin Europian të Poezisë dy herë dhe në të dyja konkurimet është vlerësuar me “Çmimin Special të Jurisë”.
Poetja Nezi Plaku Velaj është nderuar dhe vlerësuar në shumë takime letrare, manifestime etj, si jashtë dhe brenda vendit me çmime të rëndësishme, si: medalje, fletë nderi dhe çertificata mirnjohjeje.
- Është antëre aktive dhe veprimtare e Këshillit Organizativ të Kuvendit Kombëtar Shiptar.
Siç e përmendëm edhe më lart, juridiku është profesioni zyrtar i saj. Si një njohëse e e drejtësisë dhe korrektësia janë pjesa kryesore e karakterit të saj.
Letërsia gjithashtu është pasioni dhe zemra, ndërsa poezia është shpirti, dashuria, frymëmarrja, është jeta me të cilën ajo udhëton çdo ditë.
I FALEM ZEMRËS TIME
Sikur ta dije Ti...
sa u lodha së pëshpërituri rituale të vrara ndërgjegjesh,
ditëve ngarkuar brymë.
E thellë ishte thirrja psherëtimës, klithja e brengës,
në ditët shterpa, të errëta, pa oksigjen,
E di mirë...
T'u plakën telat e ndryshkura të harmonisë,
frekuencat u ngatërruan hithrash, ritmi u mpak të keq,
oh, sa borxh i kam zemrës!
Mes labirinthesh të errëta më mbështolle,
më ngrite lart, në tempullin e paprekshmërisë
me gjakun tënd që gulçonte më mëkove.
Dihatjet deri në mekje, vetëm ti i qetësove,
unë, si një panterë e plagosur,
nga brinjët kam psherëtirë
se jeta duhej të mundte vdekjen e kobshme të rinisë.
E di...
aorta jote përpëlitej,
mbështjellë kishte plot dashuri,
arteriolat t'u bënë copë
se dashuronin rrezen e argjënd të ylberit.
Në prehër të hënës kuqëlonte djalli i kuq,
prush i nxehtë
Ti... eh... Ti!
Sa herë e ke humbur funksionin e të qënurit zemër me gjak të ftohtë?
Sa herë?
Tronditur të janë rrahjet e çmendura me avuj të nxehta krateresh...
Nuk është faji im... ju betohem!
Ndoshta fati...
Ai s'më buzëqeshi, as kur lindi,
poshtë reve më fshihesh, edhe kur rrëshqiste në perëndim.
Ndërsa natën,
natën më verbonin sklepat e syve të hënës,
kur binin mbi sytë e mi.
Mjergulla ma mjegullon shikimin,
kur doja të ngrihesha, bija, thyeja hundët.
Me rrahje të çrregullta renda,
mësova këmbët.
Kur bija...
ma bënin më të lehtë ngritjen.
Zemra përpëlitej natën aritmisht,
aq sa nuk dilte vendit.
Unë, aty e vendosja lehtë dorën e shtrirë
Dhembjen...
kur më shponte ndonjë thikë,
e më dhimbte si në sy,
edhe ti e ke ndjerë, të ka therur brinjë më brinjë.
Me kallot e gjakosura të fërkoja,
të merrja me të mirë,
se më duhej përsëri të vrapoja.
Zgjohesha me sklepa,
që binin si petale qepallash mbi sy.
Nuk ishin gara vrapi, ju betohem
por maratonë e një jete të vështirë.
Me përulje
në gjunjë ulesha o zemër,
dhe falje këkoja tek ty.
Shpesh...
ndihesha e humbur,
në petkun e hënës në errësirë.
Jam tretur si bryma në shiun e vjeshtës,
të rënies së gjetheve të zverdhura.
Kemi fjetur dhe jemi ngritur, përqafuar të dyja,
sa herë si fëmijë.
Të dya të bashkuara, ishim më të fuqishme,
sepse zemra duhej ta tejkalonte patjetër brengën...
Eh... sa borxh i kam zemrës!
Po sa e fortë paske qenë moj zemra ime e mirë!
Si i ke duruar gjithë ato kafshime korbash pa plasur si ulli?!
Edhe guri i pa thepisur, të ishte në vendin tënd,
si një shishe e thartuar vere do pëllciste.
Me përulje
në gjunjë ulesha, dhe falje i këkoja zemrës.
Forca, mbi të keqen triumfon
edhe pse dhembin brinjët.
I GJETËT LOTËT E MI?...
I gjetët lotët e mi?
Ato perlat që shkëlqenin në bebe të syrit?
Atë ditë...
lotët e nxehtë u derdhën nëpër shkallët e gurta,
si krua,
ngarkuar ishin me mllefe e mallkime,
me ah e oh,
dhe…
o sa shumë psherëtima.
Shpëthim,
në pafajshmërinë e dhimbjes së një fëmije,
nën rënkime të pazëshme,
jetonin në vorbullën e një bote të rreme,
plot me gënjeshtra.
Nuk e përqafova dot dashurinë e madhe,
atë më të shenjtën, më hyjnoren.
Ia shkallmuan themelet ngrohtësisë që i dhuron babai një fëmije.
Ia thanë shkëndijat e zjarrta qiellore,
i ngurosën në burg me pranga,
Aty i vdiqën...
ma gërvishtën lotin e qelqtë,
zemrën e kryqëzuan, i ngulën një bajonetë.
Atë më të shenjtën
Sa shumë e kërkova...
Sikur ta dini?
Por s'e gjeta
asnjëherë dhe asgjëkund...
dhe loti i vogël u bë klithmë shkrepëtimash.
Atë dashuri të madhe sa deti e të kthjellët si qielli,
e goditën me gurë strralli, ia nxorrën të dy sytë,
e lanë pa baba, kërthinë me krahë hapur.
E vranë ca demonë me lëkurë të kuqe djalli,
e shqyen me thonj, ca grabitqarë zemrash,
Ia thanë në qerpik piklën e lotit,
yllin, ia zhvatën qiellit,
I vendosën cepa, vetëm pesë
Me të pestin cep,
e verbuan zhgabën në flamur me dy krena.
Ia vodhën forcën, ia zunë frymën
Ia grabitën lirinë...
Dhe fjala "baba", ngriu në buzën si ortek,
dhe fjala baba,
s'u bëlbëzua më kurrë.
E lotin e lanë të rrjedhë si qumështi i gjirit të Rozafës
ai lot rrodhi si ujvarë, s’u tha më kurrë.
Loti...
Ma gjetët lotin kristal,
atë margaritarin perlë?
Zgavrës së murit ish fshehur thellësisë së mistershme,
njësh ish bërë me piklën e qumështit të gjirit,
brenda sisës, me gjak ish përzier.
Rrëshqiste, jargavitjej nga buzët e njoma të bebes,
me buzëqeshje të qelqta,
shpërndante dritë yjësive,
Pllaçkuritej me qumështin e bardhë që milte nga sisa
Loti...
A e gjetët lotin fshehur nëpër tela qerpikësh të djegura nga dielli?
Atë të qelibartën, margaritarin atë perlën?
Atë piklot të shpirtit rinor
të tradhtuar nga erërat e kohëve pa dritën e kandilit,
rridhnin brazdave bashkë me djersën,
në ara e grunishte.
Ju përgjërohem në Perëndi?
Dot, a m'i gjetët?
Shikoni aty!
Zhytur janë llucrave, kanalesh e kallamishtesh,
me kokë poshtë pihej edhe i trubullt uji në vijë.
Ujë qelbësirë, me vemje krimbash të zi përzier,
lotin e shkeli një thunder çizmje e pamëshirshme,
s'e lanë atë pikël ta ruaj si kujtim?!
U lodha të frymoj rënkimesh,
të gjej lotët e mi
tek eci mes gëmushash,
mes kallamishtesh të dendura.
Aty ku kam humbur përqëndrimin me bukuri zane, të rinisë,
mes shkurreve e zuktheve të humbjes dhe keqardhjes,
mbi gjembat e pikëllimit dhe dhimbjes.
E gjetët lotin viteve të pamëshirshme
të pafajshmërisë së asaj vajze?
Ata lotët që rrodhën të nxehtë nga sytë e jeshilta,
u fshehën ndën telat e dëndur qerpikësh të zi,
Atë të kristaltën perlë, margaritën?
Edhe atë që kish ngrirë në buzën e njomë të bebes,
përzier ish me gjak të kuq dhe qumësht të nxehtë sise,
nga nxitimi, gjysmën e thithte,
gjysma rrokullisej në të poshtë nga goja si kuti.
Në këtë zallamahi, u përpoqa t'i shmang disa zëra korbash.
MË LEXO!
Më lexo mua, jo vetëm vargjet që shkruhen mesnatash!
Edhe pse thonë shumë, ato nuk thonë asgjë...
A m'i lexon dot në mëngjes,
rrahjet pas një nate të zbrazët?
Mendimet që tirren ngatërruar nëpër flokë,
a m'i lexon dot?
Më lexo të lutem sytë e mjegullt,
çfarë duan të shprehin
kur dritë kërkojnë, dhe kur lotin thellë e fshehin?
Atë mëngjes të vrenjtur,
ca damarë reshë ishin bërë njësh me qiellin
e lexove heshtjen, që si kazan mushkërive ziente?
E ke lexuar ndjenjën që ish strukur mes zhelesh e trembur,
kur këmbën e kam tërhequr rrugve, zikzakesh zvarrë?
Krenarinë e kisha të lodhur, të çjerrë nga murlanet e ngrira,
por fytyrën dhe faqen e kisha borë të bardhë.
A e lexove shpirtin e paqtë, që notonte në trubullira?
Lexoje të lutem lodhjen e lodhur nga vetmia pa gojë
lexoi sytë, kur djelli akoma lulen s'kish çelur.
Lexoi sklepat në qepallë, kur gjumi akoma s'ka dalë!
Më lexo!
Kur mbi gjoks derdhen mijëra stërkala ujvarash!
Kur fryma e shenjtërisë ndez qiririn tretur mbi një pjatë,
kur llava e psherëtimave e nxjerr jashtë ofshamën
kur mbi tel këndojnë zogjtë, të nisur për rrugë të gjatë.
Lexoje hapin kur e hedh drejt, pa frikë e të sigurt,
lexo fjalën kur del e përçartur delizionimesh qetësisht,
kur një ah... si ofshamë klith nga shpirti i djerrun.
Më lexo të lutem!
Po deshe...
nga koka deri tek këmbët!
Redaktoi: Angela Kosta, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese