ADISA IBRAIMI, AKTORE E GRUPIT DRAMATIK “BEKIM FEHMIU” SHKUP
ADISA IBRAIMI, AKTORE E GRUPIT DRAMATIK “BEKIM FEHMIU” SHKUP
Adisa Ibraimi e lindur më 08 shtator 1997 në Shkup, jeton në Haraçinë. Ka përfunduar studimet e larta drejtimi Gjuhë dhe letërsi shqipe. Punon në Entin shtetëror të statistikës në Shkup si përkthyese. Artin dramatik e ka për zemër që e vogël dhe atë e ka dashuri të jetës. Që prej vitit 2017 është aktore në Grupin Dramatik "Bekim Fehmiu" Shkup, i cili grup punon në Regji të Mejdi Alidemi, Drejtor Safet Kamberi dhe Organizator Sadri Jakupi. Grup Dramatik jo profesional posedon 20 e më shumë aktorë dhe secilin vit përgatisin nga një dramë qoftë komedi ose tragjedikomedi. Repertori gjatë këtyre viteve ka qenë ky: Ne vitin 2017 e kanë përgatitur e shfaqur para publikut dramën: "Nuk martohem me pare ose Buçitja e maleve" autor Myrtezan Peza, e përgatitur në Teatrin e Kumanovës. Në këtë dramë skenike Adisa i ka pasur dy role: Nëna dhe Nairja, të cilat i ka realizuar me mjaft sukses. Në vitin 2018 përgatisin dhe shfaqin dramën: "Besa" e Sami Frashërit në Teatrin Mkc Frosina Shkup dhe në Teatrin e Tetovës, roli i Saidjes u realizua me sukses nga Adisa Ibrahimi. Në vitin 2019 drama: "Dashuria e Talatit me Fitneten" autor: Sami Frashëri e luajtur te Teatri Mkc Frosina Shkup. Në vitin 2020 është përgatitur e shfaqure komedia: " Një natë në hotel" autor: Muharrem Shahiqi e luajtur në Teatrin Shqiptar Shkup, roli i Adises ishte Bukurija, misi hotelit që ua hedh punën poshtë të gjithëve në rol. Në vitin 2021 pandemia ua kushtëzoi punën. Në vitin 2022, pikërisht më 20 qershor e shfaqën komedinë: "Zi e më zi" autor Kristo Floqi e luajtur te Shtëpia e Kulturës "Koço Racin" Shkup, roli i Galicës, këshilltare dhe ndihmëse e zonjës së shtëpisë, ishte realizuar me mjaft mjeshtëri nga Adisa Ibrahimi... Adisa përveç punës si aktore po tregohet e suksesshme edhe me moderim në orë letrare dhe evente tjera kulturore.
Orfeu