Carolyn Martin (shqipëroi Irma Kurti)

Carolyn Martin (shqipëroi Irma Kurti)
Poetja amerikane Carolyn Martin 
 
ANKIM
 
Një yll modest
në heshtje pret
mbi
peizazhin e një qyteti,
duke medituar
sesi mund të ishte
nëse do të ish një lule radhiqe
a një kolibër,
madje edhe një mizë
që mbi pjata kërkon ushqim
pasi mysafirët e darkës
janë larguar.
Ç’dobi ka?
i ankohet ai
një guri të çmuar-safir,
që aty kalon rastësisht,
kur prarimi
i dritës së tij
në univers
pikon
dhe zbehet
nga shkëlqimi i qiellit
e askush
në kërkim
të një ëndrre
nuk mendon
një urim t’i ofrojë.
 
Përktheu nga anglishtja: IRMA KURTI