DASHURI NË KOHËN E IZOLIMIT
Unë vë dorën
mbi heshtjen
e trupit tënd.
Unë puth dritën e vjeshtës
mbi supin tënd.
Brenda teje do të vdes
dhe asnjëherë nuk do të vdes.
Kurrë nuk e shoh fundin
as orën
gjatë së cilës vitet heshtin.
Antoon Van den Braembussche, Belgjikë
Nga: “De schaduw van Morandi” (Hija e Morandit)
Uitgeverij P, 2022).
Përktheu nga anglishtja: IRMA KURTI
Nga projekti “Poetry without borders – “Poezia pa kufij” i Fondacionit Kulturor Ithaca në Spanjë drejtuar nga poeti, përkthyesi dhe botuesi i njohur i poezisë moderne ndërkombëtare Germain Droogenbroodt. Përkthyese në gjuhën shqipe është Irma Kurti.