Ainur Kumarkhanova Serikovna (Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta)

Ainur Kumarkhanova Serikovna (Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta)
HEJ BOTË - AYNUR KUMARKHANOVA SERIKOVNA
 
Ainur Kumarkhanova Serikovna lindi më 10 mars 1983 në Semiyar, rrethi Beskaragai, rajoni Semipalatinsk (Kazakistan). Ajo është përkthyese dhe poete. Që në moshën 11 - vjeçare, u mor me krijimin e poezisë. Në periudhën 2005 - 2010, u botuan përmbledhjet e saj me poezi: "Ëndërr fisnike", "Dallëndyshet e mia", "Piramida". Nga viti 2005 deri në vitin 2007 ajo u diplomua në Kolegjin e Shërbimit Semey në Shkencat Politike. Nga viti 2019 deri në vitin 2022 ajo u diplomua gjithashtu në Universitetin S. Amanzholov në Ust - Kamenogorsk si mësuese e Kazakishtes në gjuhë - letërsi ku ushtron aktualisht këtë profesion. Aynur është Anëtare e shumë shoqatave artistike dhe kulturore. Poezitë e saj janë përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë të huaja.
 
Hej botë!
Nuk e dija, cili është sekreti yt?
Mos e shiko sekretin tënd plot mister!
Duke kërkuar asgjënë,
duke kërkuar nga asgjëja,
Shpirti im është i plagosur
Mos u trishto!
 
 Unë të kam dashur
 Gëzohesha...
 Gëzohu ndonjëherë shpirti im
 Pi...
 
Nëse lëndohem dhe fshihem,
më provo
Gjithçka është për të nesrmen
Për një dëshirë!
 
Të lutem!
Hej, mos e bëj botën të pengohet
Mos iu drejto të keqes, injorancës!
Në një botë të padrejtë,
ku në të besoja!
 
Nga shpirti im i pafajshëm
Mos u zhgënje!
 
 Ti nuk ke nevojë për një titull apo një karrierë.
 Më jep lutjen e vetme të popullit tim!
 Më udhëzo...
 Më lejo të të ndjek!
 Ti përvlove vetëm veten
 Shiko Shtetin!
 Mos u përkul para të ligjve!
 
Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta Akademike, shkrimtare, poete, eseiste, kritike letrare, redaktore, promovuese, gazetare