ATËHERE?
?
Në faqe ndjeva të fundit lot...
Në heshtjen tende, shpirti im
Kam humbur dje, humba dhe sot
Nuk kam me përralla ,të vij tek ti...
I grisa perrallat, besova vetem endrrat
Ato,
Me të bukurat ,i bëra,diell dashurie
Dhe cuditerisht, nuk ndjeva dhimbje ...
Edhe atëhere ...atehere ,kur ti nuk vije
Mos më vra,mos më vra të fundit endërr
Le te shuhet në frymë e në vetmi ...
Edhe vdekja kish shije,shije të ëmbël
Atehere...atehere kur me doje vetem ti
LARG PIKON HËNA
HËna magjepsese pikon larg
Vazhdimisht larg...
Pike - pike rrjedhin brenda nesh
LotËt e padukshËm
E çdo pikë behet plagë
Në cdo trup
Në cdo varg
Shpirti i lodhur shkrihet si bora
Une,
Veshtroj lart yjet e netëve të gjata
Po ,Hena e dhimbjes pikon arg
Lotët e saj kthehen ,në plagë
E shpirti ...shpirti është i mbuluar
Nga lotët e pashtershëm
Ndiqemi,ndiqemi, hap pas hapi .
Është e veshtirë te fshihesh ..
Për nje cast,ah,ky cast ...
Vallë,ku te fshihesh?
NJEREZIT PËRGJOJNË
Një zë i çjerrët degjohet sonte
Në këtë natë zbuluar nga era
Është një zë.i fortë,kaq i fortë
Lajmëron ndjenjat diku të fshehura
Kurioziteti,
Njerezit i bëri të pergjonin
Të shikonin të humbur , të rigjeheshin
I bëri ,të heshtnin,te degjonin.
Si dy shpirtëra i faleshin njeri- tjetrit
Ne mes të lotëve dhe hutimeve...
Ata ,qendronin ...të heshtur
Si shpirtëra të ngrirë nga ndarja
Përqafuar
Si dy pemë, kaq kohë fjetur...
Askush s'e njihte me parë dashurinë..
Ndersa " pergjuesit" rrinin duke parë..
Një teshtime e prishi atë cast lumturie
Po ata përseri duheshin ..duheshin ...
Si në ditën e parë...
PENDIM NUK KAur
KA!
TË them qË jam merzitur?
Kjo është dicka kejt normale
Prderisa jetojmë në një Botë mjerisht " fatale"
Të them se jam zhgenjyer?
Njerezit janë tradhëtarë ...e kujtojne jeten " komedi "
Të them, po vdes?
Ju,
Nuk do ta besoni, ndoshta me fjalën
" Do të kalojë " ...
Këtë herë,prapë do më ngushelloni
Po sikur t'ju kerkoj,të pakten.një shpjegim?
Gjithe mosperfillje
Në zëra të çjerrura .. prapë do thoni ...
Nuk kemi...nuk kemi asnje detyrim?
Me mirë të mos flas e të hesht në vetmi
Me mirë të mbeshtillem, në qiellin krejt gri
Mbase,
Keshtu do të shmangen fjalët ,pas shpine,gjykimet
Do lë pas
Historinë e pashkruar,vuajtjen,dhimbjen ...
E një ditë,përgjigjet tek vetja do t'i gjej
Do ta braktis këtë Botë ...
Dhe kokën ...kokën me pas nuk e kthej!
NE MUNDSH
Një fjalë
Vetem për të ndjekur ikjen tende
Një shtrëngim duarsh ...
Të ndiej
Të kuptoj se jam me e fortë se ti
Një fllad
Vetem, për të më përkedhelur
Dashuritë e palindura ...
Një shikim
Për të lexuar të kaltrën e syve ...
Një buzëqeshje
Në mundsh
Që...ah,lulet ,lulet të mos thahen
Një fjalë
Një fjalë
Në mundsh
Vetem për të më shkrirë zemrën
S' MUND TË JESH SI UNË
Ti s' mund të bëhesh kurrë si unë
S' mund të kesh kaq sa kam unë
Ti s' mund të qeshesh kurre si unë
S' mund të mbash m peng kaq sa unë
Meloditë e mia të ngatërrojnë, të verbojnë
Do te arrish trenin e shpirtit?
Por,ti,nuk më kupton ...nuk më kupton
Gur me gur ngrita kala Dashurie...
Ti harrove në brigje, vetem kala rere
Ti s' mund të jesh kurrë si unë
S' mund të duash aq sa kam dashur unë
S' mund të shkrish kurrë akuj...
Je në erresirë
Dashuritë e tua janë...janë hiri
Hiri i një toke krejt të djegur...
Ndoqe vetem hirin që la koha
Kurrë nuk pe
Zjarrin...zjarrin që digjej brenda flakës!
Përgatiti për botim Panajot Boli