Safet Syla, Biografi dhe cikël poetik (Përgatiti Abdullah Troshupa)

Safet Syla, Biografi dhe cikël poetik (Përgatiti Abdullah Troshupa)
Safet Syla
 
Safet Syla u lind më 19 maj 1967 në Shtime. Shkollën fillore e mbaroi në Shtime, ndërsa shkollën e mesme ushtarake e mbaroi në Sarajevë. Ka vazhduar specializimin për radio komunikim, dega radiotele–grafi-radioteleprinter. Ka punuar si ushtarak i karrierës në ushtrinë e ish shtetit jugosllav, nga e cila dezertoi në vitin 1992 dhe u largua në Zvicër. Është pjesëmarrës i Luftës Çlirimtare në Kosovë. Gjatë luftës ishte i angazhuar në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, në detyrën e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për Komunikim. Pas përfundimit të luftës, si epror i lartë në Shtabin e Përgjithshëm të TMK-së, kolonel, Safet Syla, u emërua Komandant i Batalionit të 50-të i Komunikimit, njësi qendrore e Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së. Tani është drejtor i përgjithshëm në Zyrën për Çështjet e Trashëgimisë së TMK-së, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për kontributet e tij gjatë luftës çlirimtare, ka marrë mirënjohje dhe dekorata të shumta. Poezi ka filluar të shkruajë që nga viti 1990. Ka botuar këto vepra:
1. “Aromë Lirie”, poezi, 2024, Prishtinë,
2. “Nën hijen e dashurisë”, poezi, 2024, Prishtinë,
3. “Ritmi i jetës”, është libri i tij i tretë me poezi, 2024, Prishtinë
Pritët së shpejti  të boton Romanin “Hija e Pafajësisë”.
 
DASHURIA ZGJEDH LIRINË
 
Dashuria nën qiell të hapur
Fluturon e lirë si era
Nuk mbyllet në premtime të ngushta
As nuk pranon humbjet me kushte
Në zemrën e saj frymon vet jeta
Një fllad që prek zemrat e shkreta
Ajo zgjedh lirinë jo si rebelim
Si këngë të pastër në një burim 
Mos e kërko në robëri të vargonjve
As në hije xhelozie që mbyt ndjenjën
Dashuria e vërtetë nuk njeh zotërim
Ajo ndriçon si dielli në agim
Në liri ajo rritet bëhet e madhe
Në bukuritë e detit, ku zemrat gjejnë paqe
Një dashuri që zgjedh lirinë pa frikë
Nga kjo dashuri asnjëherë mos ik.
 
INJORIMI NË DASHURI
 
Në heshtje të rëndë, ti fole
As fjalët s'të ndalen më
Një shikim i ftohtë, një zemër e thyer
Unë jetoj në harresën tënde
E kërkoj dritën në netët vonë
Por vetëm fotografia jote më shoqëron
Injorimi yt më bëhet mallkim
Në dashurinë që s'ka më, as një shikim
Në zemrën time, ti dhemb sërish
Kjo ndjesi e thatë si vera pa shi
Një dashuri që shuar është moti
Mbetet vetëm një kujtim, që s'vjen më.
 
SI JEHONA POETIKE
 
Në hapësirën e qetë të shpirtit tim
Tingujt e fjalëve rrokullisen
Nga secila rrahje e zemrës del një varg
Ti je për mua jehona poetike
Çdo varg që për ty thur
Zemra ime si stuhi shpërthen
Të duash do të thotë të shkruash pafund
Çdo varg lenë gjurmë në shpirtin tënd
Vargjet tona bashkohen në heshtje
Duke shtruar rrugën drejt qiellit
Kudo që të jesh zëri im të prek
Si jehona poetike e shkruar për jetë.
 
Përgatit: Abdullah Troshupa