Angela Kosta - Thembra e Akilit (shqip dhe italisht)
THEMBRA E AKILIT NGA ANGELA KOSTA
Kur poeti epik i shquar grek Homeri shkroi poemën e famshme Iliada duke rrëfyer pesëdhjetë e një ditët e dhjetë viteve të fundit të luftës, nuk e dinte se një skenë e tillë do të ndodhte qindra shekuj më vonë, në skenarë të tjerë më modernë. Sipari i qytetit të hershëm të Trojës, sot përfaqëson të gjithë planetin tonë. Zemërimi i atyre që shkaktojnë dëme të pafundme, është uragani i urrejtjes që shkatërron dhe copëton pa mëshirë popujt, i privuar nga çdo mjet për t'u mbrojtur apo për të gjetur strehë nga ajo e keqe që qielli "lëvdon", i ndriçuar nga raketat dhe bombat, nën urdhrin e atyre që ishin dhe vazhdojnë të jenë nën "pagëzimin" e rrjedhës së lakmisë dhe mbizotërimit. Askush nuk mund të pretendojë të kundërtën! Zemërimi i Akilit tashmë shfaqet kudo! Në epokën e sotme që po përjetojmë, nuk duhen dhjetë vjet luftime, madje as mijëra ushtarë, por janë të mjaftueshme vetëm disa orë dhe raketat i kthejnë qytetet e Ukrainës, Palestinës apo të shumë vendeve të tjera, në gërmadha dhe hi, duke varrosur në këtë mënyrë për së gjalli ata që nuk kanë asnjë faj: fëmijë, gra dhe të moshuar. Meshkuj nuk ka! Fusha e betejës i thërret përsëri me lot ndër sy, pasi edhe pse nuk qajnë, përballë lamtumirës me familjarët: fëmijëve, grave, prindërve, apo të dashurës, ata nuk mund të evokojnë karakterin e tyre të fortë dhe rezistues, ndaj përloten. E keqja e kohërave të tanishme, është i njëjti burim i helmit, i zjarrit dhe i fuqisë së dominimit; kjo personifikon Tetis, nënën e Akilit, nimfë deti e pavdekshme, e cila mund të shndërrohej në: gjarpër, zjarr dhe luan. Luftëra të tjera të heshtura zotërojnë planetin tonë dhe e gjithë kjo po ndodh në heshtje, me diplomaci ku nuk ka nevojë të ngrihet zëri, madje as të këmbëngulësh për të pasur pak paqe duke i dhënë fund shtetrrethimit dhe bombardimeve. Kali i Trojës, për sa kohë është i padukshëm, tashmë gjendet në pikën kulminante të qendrës në rruzullin tokësor dhe arrin ende të mashtrojë ata që mbështeten si zakonisht në premtimet e rreme, nëpër tryeza e rrumbullakëta, midis fytyrave të ashpra apo shprehjeve të "pasura" që përcaktojnë fatin e mjeruar të miliona njerëzve. E gjithë kjo nuk ka të bëjë fare me altruizmin e tyre të pa pranishëm. Interesi i tyre shkon përtej atij të popullit. Brishtësia e kundër palës është ajo që i shqetëson në çdo mënyrë. Fytyrat e tyre ngërdheshen, nxihen, shtrëngojnë grushtet dhe kërcëllojnë dhëmbët, duke mos e fshehur aspak zemërimin e tyre, e fatkeqësisht debati vazhdon për muaj e vite me rradhë. Të gjithë e kuptojnë se pushtimi i një vendi tjetër nuk u përket e megjithatë atyreve që duhet të jenë sovranët e vetëm të saj, nuk kanë asnjë përkrahje apo fjalë. Populli, i zhveshur nga çdo e drejtë, detyrohet të jetë i durueshëm, pësues ndaj kushteve dhe pasojave të vendimeve të atyre që qeverisin Tokën tonë, e zhytur e tëra në armiqësinë e ferrit, madje edhe vetë thembra e Akilit, ja pse ka mbetur shumë pak shpresë për të shpëtuar.
IL TALLONE DI ACHILLE
DA ANGELA KOSTA
Quando il grande celebre cantore greco Omero scrisse la famosa poema Illiade, narrando i cinquantuno ultimi giorni dei dieci anni di guerra, non sapeva che tale scena sarebbe avvenuta centinaia secoli dopo, in altri scenari moderni. Il sipario della città di Troia oggi rappresenta l'intero nostro pianeta. L'ira di chi causa solo interminabili danni è l'uragano di odio che sfascia e distrugge senza pietà i popoli, privi da qualsiasi mezzo per difendersi o ripararsi dal male che il cielo "esalta", illuminato dai razzi e bombe, all'ordine di chi fu e continua ad essere "battezzato" con lo scorrere dell'avidità ed il possesso. Nessuno può affermare il contrario! L'ira di Achille ormai è estesa ovunque! Ai nostri tempi non servono dieci anni di combattimento, nemmeno migliaia di soldati, bastano poche ore e i missili trasformano le città di Ucraina, quelle di Palestina e altri paesi in macerie e cenere, sotterrando vivi cosi, chi non ha alcuna colpa: bambini, donne, e anziani. Gli uomini non ci sono! Il campo di battaglia li richiama con lacrime negli occhi, perché, per quanto loro non piangono, di fronte ai adii dei loro figli, mogli, genitori, ai loro cari, oppure dell'innamorata, non riescono a evocare il loro forte e duro carattere. Ormai il Male, è la stessa fonte di: veleno, fuoco e la forza di dominio; ciò personifica Tetide, la madre di Achille. Lei, ninfa marina immortale poteva trasformarsi in: serpente, fuoco e leone. Altre guerre silenziose dominano il nostro pianeta. Tutto ciò avviene in silenzio, con diplomazia, non c'è bisogno di alzare la voce, nemmeno insistere per avere un po' di Pace cessando il coprifuoco. Il Cavallo di Troia, purché invisibile, riesce comunque a ingannare chi si affida come consuetudine alle false promesse sui tavoli rotondi, tra sguardi feroci, ricchi vocaboli che determinano il povero destino di milioni di persone. Tutto ciò, non ha nulla a che vedere con il loro contumace altruismo. Il loro interesse va oltre quello dei popoli. La loro vulnerabilità è ciò li preoccupa in tutto e per tutto. I loro volti diventano rossi, stringono i pugni e i denti, non celando affatto la loro collera e sfortunatamente il dibattito continua per mesi e anni. Tutti afferrano ciò non gli appartiene, eppure a chi dovrebbe essere padrone di ciò, non ha alcuna voce sul capitolo. Il popolo, spogliato da qualsiasi sovranità, è costretto ad essere doveroso alle condizioni e le conseguenze delle decisioni di chi governa la nostra Terra, tutta emersa nelle aversioni infernali, pure il tallone di Achile, perciò è rimasto così poco da scampare.