Malvina Stafa - SHTEGTAR

Malvina Stafa - SHTEGTAR
SHTEGTAR
 
në rrugën e vështirë
ti s'ece ngadalë 
të joshi ty bota 
tinëzar.
 
në rrugët e padijes 
ece zvarrë-zvarrë
poshtë urave fjete 
si i marrë.
 
çdo ditë ti luftove 
u paragjykove
u gjunjëzove
se plagë ke marrë.
 
kafshove ti veten
ngjite një shkallë
që t'mos u ktheje
si i çalë.
 
me shume stoli
je ti sot djalë
në sytë e nënës
mbete shtegtar.
 
e mbushur duket sofra
me fëmijë të mbarë
me jetesë të pasur 
por në shpirt i vrarë.