Angela Kosta – Në vend të një përkujtimi (shqip/italisht)

Angela Kosta – Në vend të një përkujtimi (shqip/italisht)
ISMAIL KADARE NJË NGA SHKRIMTARËT DHE INTELEKTUALËT MË TË MËDHENJ EVROPIANË TË SHEKULLIT TË XX-të
 
Sot në mëngjes, në moshën 88-vjeçare, ndërroi jetë shkrimtari i famshëm shqiptar Ismail Kadare, lindur në Gjirokastër, ku kaloi fëmijërinë dhe mbaroi shkollën e mesme. Kadare u diplomua në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, e më pas studioi për dy vjet Letërsinë Botërore në Moskë, të cilën u detyrua ta ndërpresë për shkak të marrëdhënieve të ndërlikuara diplomatike me Bashkimin Sovjetik në ato vite të turbullta. 
Kadare e filloi karrierën e tij si gazetar në revistën e njohur: Drita dhe brenda një kohë të shkurtër u punësua në Drejtorinë e një revistë tjetër letrare të njohur.
Fillimisht, Kadare iu përkushtua poezisë, pasion ky të cilin e kishte pasur që kur ishte i ri, ndaj botoi disa përmbledhje dhe pati shumë sukses. Në vitin 1963 Kadare shkroi romanin e tij të parë: "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur", i cili jo vetëm doli të jetë vepra e tij kryesore dhe u realizua gjithashtu film, por u bë edhe një nxitje për t'iu përkushtuar kryesisht romaneve.

Gjatë viteve 1970, Kadare formoi një grup me poetë të tjerë shqiptarë, të cilët e ngritën poezinë e vendit në nivele të larta, por u kufizuan vetëm brenda kufijve të vendit për shkak të regjimit komunist.
Në vitet 1990, për të shprehur publikisht mosmiratimin e tij ndaj diktaturës komuniste shqiptare, Kadare kërkoi azil politik në Francë, i cili iu miratua; atje, sot ai njihet si Ismail Kadaré.
Gjatë këtyre viteve, Kadare e kaloi jetën të ndarë midis Tiranës dhe Parisit.
Krijimtaria e tij letrare është shumë e larmishme, por kontributet e tij më të mëdha janë në zhanret e poezisë dhe romaneve.
Ismail Kadare konsiderohet si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj evropianë të shekullit të njëzetë dhe, për më tepër, si një zë universal kundër represionit diktatorial:
"Letërsia Autentike dhe Diktaturat janë të Papajtueshme... Shkrimtari është Armiku Natyral i Diktaturave." 
Veprat e tij poetike dallohen dhe veçohen për idetë e tij të thella dhe metaforat e tyre të pasura dhe origjinale. Përveç kësaj, krijimtaria e tij ka shënuar një numër rekord përkthimesh (mbi 45 gjuhë të huaja), me të cilat Kadare ka bërë të mundur që Shqipëria të njihet, me historinë, traditën, zakonet dhe kulturën gjatë shekujve me radhë, në të gjithë botën.
 
Nga Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese 
…………………………………………….
 
ISMAIL KADARE UNO DEI PIÙ GRANDI SCRITTORI E INTELLETTUALI EUROPEI DEL XX SECOLO 
 
Stamattina è venuto mancare all'età di 88 - anni, il celebre scrittore albanese Ismail Kadare, nato ad Argirocastro, città dell'Albania meridionale, dove trascorse l'infanzia e terminò la scuola superiore. In seguito si laureò nella Facoltà della Storia e Filologia presso l'Università di Tirana, dopodiché studiò a Mosca per due anni Letteratura Mondiale di cui fu costretto a interrompere a causa del rapporto diplomatico complicato con l'Unione Sovietica in quei anni subbugli. Tornato in patria, Kadare iniziò la sua carriera come giornalista in una conosciuta rivista del paese: Drita - Luce e in breve tempo passò alla Direzione di un'altra nota rivista letteraria.
Inizialmente Kadare si dedicò alla poesia, passione che aveva avuto sin da giovane, così pubblicò varie raccolte ottenendo molto successo. Nel 1963 scrisse il suo primo romanzo: "Il Generale del Armata Morta - Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur", il quale non solo risultò la sua opera principale e divenne film, ma ciò divenne stimolo per occuparsi soprattutto di romanzi.

Durante gli anni '70 con altri poeti albanesi formò un trio, quali elevarono a livelli alti la poesia del paese, ma limitandosi solo nella madre patria a causa del regime comunista.
Negli anni '90, per esprimere pubblicamente a livello internazionale la propria disapprovazione nei confronti dell'immobilità della dirigenza comunista albanese, Kadare chiese e ottiene asilo politico in Francia, dov'è noto tutt'oggi come Ismail Kadaré 
Durante questi anni, Kadare trascorse la sua vita divisa tra Tirana e Parigi.
La sua creatività letteraria è molto varia, ma i contributi maggiori sono nel genere della poesia e del romanzo.
Ismail Kadare è considerato uno dei più grandi scrittori e intellettuali europei del XX secolo e, inoltre, come una voce universale contro il totalitarismo:
"La Letteratura Autentica e le Dittature sono Incompatibili... Lo Scrittore è Nemico Naturale Delle Dittature." 
La sua opera poetica si distingue per le sue idee profonde e per la sua figurazione ricca e originale. Inoltre la sua creatività ha segnato un numero record di traduzioni (oltre 45 lingue straniere), con i quali ha fatto conoscere al mondo intero il suo paese d'origine l'Albania, con la sua storia, tradizione, costumi e cultura da secoli. 
 
Da Angela Kosta Direttore Esecutivo della Rivista MIRIADE Accademica, giornalista, poetessa, saggista, editore, critica letteraria, redattrice, traduttrice